Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pse është më i dobishëm fërgimi me ajër të nxehtë?

Të reklamuara si një mënyrë më e shëndetshme për t'i shijuar ushqimet e preferuara, fritezat pa vaj janë bërë pajisje të kërkuara thuajse në çdo kuzhinë. Me një fritezë pa vaj, ju mund të përgatisni ushqime me më pak ose aspak yndyrë. Por sa është i shëndetshëm gatimi me një fritezë pa vaj?

Çka është një fritezë pa vaj?

Friteza pa vaj është një pajisje elektrike kuzhine, e cila përdoret për të përgatitur ushqime sikurse mishi, pasta, patate, perime, ëmbëlsira dhe jo vetëm.
Friteza pa vaj funksionon duke përdorur ajrin e nxehtë, i cili qarkullon përreth ushqimit, për ta gatuar dhe për t'i dhënë një pamje të jashtme të freskët e krrokante.
Ushqimet e gatuara në një fritezë pa vaj promovohen si një alternativë e shëndetshme, për shkak se përmbajnë më pak yndyrë dhe kalori se sa ushqimet e fërguara me vaj në friteza të thella.

Pse është më e mirë një fritezë pa vaj?

Ushqimet e fërguara me vaj (me fërgim të thellë) kryesisht kanë më shumë yndyrë e kalori se ushqimet e gatuara në metoda tjera.
Sipas Healthline, disa brende pohojnë se duke përdorur një fritezë pa vaj, mund ta zvogëloni përmbajtjen e yndyrës (në ushqimet e përgatitura) deri në 75%.
Kjo sepse fritezat pa vaj mund t'i përgatisin ushqimet me shumë më pak yndyrë se sa fritezat tradicionale. Përderisa me një fritezë të zakonshme, për shumicën e recetave duhen afro 750ml vaj për fërgim, për ushqimet e fërguara me ajër nevojitet një lugë vaji (15ml).

Pra, duke ngrënë ushqime me më pak yndyrë, jo vetëm që ushqeheni më shëndetshëm, por edhe e mbani peshën më stabile.

Pa vaj, pa faj

Jeni adhurues i pomfritave, nuggets apo ushqimeve tjera të fërguara e krrokante, por nuk do të shtosh shumë kalori? Me një fritezë pa vaj, mund t'i përgatisni në mënyrë më të shëndetshme, me pak ose aspak vaj.