Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Politika e ruajtjes së fshehtësisë

Shkurtimisht për Politikën tonë të Privatësisë

  • Ne nuk do t’i keqpërdorim të dhënat tuaja personale.
  • Ne asnjëherë nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja apo detaje rreth tyre me palë të treta.
  • Ne nuk do t’ju dërgojmë e-mails pa pëlqimin tuaj, përveç atyre që janë të rëndësishme dhe lidhen me transanksionet.
  • Ne ju ofrojmë mundësinë të çregjistroheni në çdo kohë.

Politika e plotë e Privatësisë

Deklarata e Politikës së Privatësisë nga Studio Moderna

Kompania jonë e konsideron të rëndësishme mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve tanë. Të gjitha aktivitetet tona online janë në pajtueshmëri me legjislacionin europian (Direktivat e BE-së 95/46/EC dhe 2002/58/EU dhe seritë në vazhdim të Traktateve Europiane: ETS 108, ETS 181, ETS 185 dhe ETS 189) dhe ligjet e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Kjo politikë e privatësisë rregullon menaxhimin e të dhënave tuaja që Studio Moderna grumbullon kur ju vizitoni uebsajtet tona.

Mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave personale

Të dhënat personale janë të dhënat që ju identifikojnë juve, për shembull: emri, mbiemri, adresa, e-mail adresa, numri i telefonit, etj. Studio Moderna nuk i mbledhë të dhënat tuaja, përveç nëse i jepni vet, për shembull kur porosisni produkte, kur regjistroheni në e-magazinën, kur regjistroheni për ndonjë e-libër apo merrni pjesë në ndonjë lojë shpërblyese.

Përdorimi dhe shqyrtimi i të dhënave personale

Studio Moderna përdorë të dhënat tuaja vetëm për qëllime të administrimit teknik të internetit, për t’ju dhënë qasje në informacione të ndryshme dhe për të siguruar komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja një pale të tretë apo t’i tregëtojë diku tjetër. Punonjësit e Studio Moderna janë të obliguar të respketojnë konfidencialitetin e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me marrëveshjen e shqyrtimit konfidencial (CDA).

Liria e zgjedhjes

Ju jeni përgjegjës dhe keni kontroll mbi të dhënat që i ndani me Studio Moderna. Sidoqoftë, nëse jeni kundër dhe nuk doni t’i ndani të dhënat me Studio Moderna, ju lutem ta keni parasysh që mund të mos keni qasje në disa seksione të caktuara në uebsajtin tonë. Përdoruesit që nuk duan të jenë pjesë e listës së e-magazinës, mund të çregjistrohen edhe vet në çdo kohë. Po ashtu, mund të na shkruani kërkesë për çregjistrim nga lista, në info@delimano-ks.com.

Të dhënat e regjistruara automatikisht (të dhëna jo-personale)

Kur ju vizitoni ndonjë nga uebsajtet e Studio Moderna, të dhënat tuaja të përgjithshme jo-personale (si shfletuesi i internetit që përdorni, numri i vizitave, koha mesatare e kaluar në uebsajt apo faqet që keni shfletuar) ruhen në mënyrë automatike. Këto informacione përdoren si instrument matës për të parë se sa është efektiv uebsajti dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionalitetin e tij. Këto të dhëna nuk përpunohen më tutje dhe nuk transferohen te palët e treta.

Cookies (Biskotat)

Cookies janë skedarë të vegjël të ruajtur përkohësisht në hard disk-un e kompjuterit tuaj, duke lejuar uebsajtin tonë ta njohë kompjuterin tuaj herën tjetër që vizitoni faqen tonë të internetit. Studio Moderna përdorë cookies vetëm për të mbledhur informacione rreth përdorimit të uebsajtit tonë.

Siguria

Studio Moderna i kushton rëndësi të madhe sigurisë së të dhënave tuaja. Të dhënat tuaja mbrohen nga humbja, shkatërrimi, shtrembërimi/ngatërrimi, manipulimi dhe qasja e paautorizuar.

Të miturit

Studio Moderna u rekomandon të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të sigurtë dhe të përgjegjshëm të të dhënave të tyre në Internet. Të miturit nuk duhet t’i japin të dhënat personale në uebsajtet e Studio Moderna pa miratimin e prindërve apo kujdestarëve. Studio Moderna asnjëherë nuk do të synojë të mbledhë qëllimisht të dhëna nga të miturit apo t’i përdorë ato ose t’ua zbulojë palëve të treta pa pëlqimin e personave përgjegjës të lartpërmendur.

Lidhja me uebsajtet tjera

Kjo deklaratë e privatësisë zbatohet në uebsajtin www.studio-moderna.com, të menaxhuar nga Studio Moderna dhe të gjitha uebsajtet e kompanisë në Europën Qendrore dhe Lindore. Faqet në këtë uebsajt mund të përmbajnë vegëza apo linqe të distributorëve të tjerë jashtë Studio Moderna-s, për të cilët nuk zbatohet kjo deklaratë. Kur të dilni nga uebsajti i Studio Moderna, ju lutem sigurohuni ta lexoni politikën e privatësisë të çdo uebsajti që mbledhë të dhëna personale.

E drejta e informimit

Nëse keni ndonjë pyetje rreth Politikës sonë të Privatësisë apo rreth përpunimit të të dhënave personale, mos hezitoni të na shkruani në info@delimano-ks.com.

Në rast të kërkesës suaj, ne do të mundohemi t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejt – në pajtueshmëri me legjislacionin – rreth të dhënave që mund të jenë mbledhur gjatë vizitave në uebsajtin e Studio Moderna.

Njoftimi për ndryshimet

Çdo ndrysim i mundshëm në Politikën tonë të Privatësisë do të publikohet në këtë deklaratë, në uebsajtin tonë dhe kudo që e konsiderojmë të përshtatshme.

Përditësimi i fundit: Shkurt, 2022

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.