Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pica të vogla me suxhuk dhe parmezan

Vështirësia

Cooking time:

20 minuta

Koha e pregatitjes:

15 minuta

Përbërësit:
  • 1 vezë
  • 200 ml. qumësht
  • 100 ml. vaj
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 10 gr. maje buke
  • 550 gr. miell
  • Keqap ose salcë domatesh
  • Suxhuk
  • Ullinj
  • Parmezan
  • Bërzillok
Përgatitja:

Hapi 1

Në një enë të zbrazët hidhni vezën, qumështin, vajin, sheqerin dhe majen e bukës. Pastaj i përzini përbërësit derisa të formohet një masë e njejtë. Masës ia shtoni miellin dhe kripën, dhe e përzini deri sa të formohet brumi. (Për një brum ideal, ju rekomandojmë ta përdorni Robotin e kuzhinës nga Delimano). Enën me brum e mbuloni me qese plastike dhe e lini të pushojë për një orë.

Hapi 2

I lyeni duart me pak vaj dhe filloni të formoni toptha të vegjël nga brumi. Topthat i vendosni në tepsi dhe i lini të pushojnë për 10 minuta. Më pas, në mes të topthave të brumit krijoni gropa me anë të gotës së çajit, ose formoni peta të vogla sipas dëshirës. Topthat i lyeni me keqap ose salcë domatesh. Sipër tyre vendosni copa suxhuku (ose ndonjë lloj tjetër mishi), ullinj, parmezan dhe bërzillok (sipas dëshirës).

Hapi 3

Picat i piqni për 20 minuta, në temperaturë 200 gradë celcius. Në pak minuta, ju do të keni një drekë të shijshme për familjen tuaj.

Procesin e përgatitjes mund ta shihni edhe në këtë video.

Author : Kuzhina e Albës