Tigan Stone Legend Classic
Ky është tigani i përsosur për mëngjese të shijshme! I prodhuar me materiale të cilësisë së lartë, po ashtu është rezistent ndaj ngjitjes së ushqimit dhe pastrohet lehtë. Tigani Stone Legend Classic ka 8 shtresa (Quantanium, çelik karbon & smalt) prandaj është i përsosur për të përgatitur ushqime me më pak yndyrë e më shumë shije. Në dispozicion, madhësitë 24cm dhe 28cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Ky është tigani i përsosur për mëngjese të shijshme! I prodhuar me materiale të cilësisë së lartë, po ashtu është rezistent ndaj ngjitjes së ushqimit dhe pastrohet lehtë. Tigani Stone Legend Classic ka 8 shtresa (Quantanium, çelik karbon & smalt) prandaj është i përsosur për të përgatitur ushqime me më pak yndyrë e më shumë shije. Në dispozicion, madhësitë 24cm dhe 28cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Tigani me 8 shtresa, miku më i mirë në kuzhinën tuaj
Kombinimi i 5 shtresave jo-ngjitëse Quantanium, 3 shtresave çelik karboni dhe smaltit sigurojnë ngrohje efikase dhe të barabartë, pa pika të nxehta. Ky tigan është dizajnuar për të gatuar vazhdimisht dhe do të duket fantastik mbi shporetin tuaj. Ju mund të gatuani apo fërgoni edhe peshk, në mënyrë të përsosur. Meqë ka përmasa më të mëdha, ky tigan mund të përdoret edhe për të fërguar pallaqinka.
Tigani Stone Legend Classic është në dispozicion në dy madhësi: 24cm dhe 28cm.
Linja e RE, e përmirësuar dhe me një ngjyrë të kuqe elegante
Ky tigan është pjesë e linjës së re nga Delimano – Stone Legend Classic. Kjo linjë e enëve shquhet për një sistem të shtresës së trefishtë prej çelik karboni dhe bazë smalti, për ta mbajtur enën në gjendje të përsosur, pavarësisht se me çka janë bërë veglat tuaja. Në pjesën e sipërme, tigani ka veshje jo-ngjitëse Whitford Quantanium – jashtëzakonisht efektive dhe e qëndrueshme, por pa kimikate. Po ashtu, brenda përmban grimca guri dhe titani, të cilat i sigurojnë mbrojtje të fortë sipërfaqes së tiganit.
Pse veshja Quantanium është kaq speciale?
Veshja Quantanium është ndër veshjet më moderne dhe më risi në treg, e cila i ka rrënjët nga një metodë shumë e vjetër e gatimit. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, pasi aliazhi përmban grimca të vërteta guri. Grimcat e gurit e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gardualisht te ushqimi, në mënyrë që lëngjet natyrale, vitaminat dhe shija të mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionele, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.
I përshtatshëm për të gjitha pllakat
Tigani Stone Legend Classic mund të përdoret në të gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Po ashtu, mund të lahet në enëlarëse.
100% sipërfaqe jo-ngjitëse për pastrim më të lehtë
Më nuk do të merreni me ushqime të djegura dhe të ngjitura në enë – në këtë tigan, ushqimi thjesht do të rrëshqasë nga sipërfaqja. Ju mund të gatuani me sasi shumë të vogël vaji, sepse tigani ka sipërfaqe të qëndrueshme ndaj ngjitjes. Pas gatimit, thjesht vendoseni në enëlarëse ose lajeni me ujë të nxehtë dhe shampon.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 24cm, 28cm Kapaciteti 1,8l, 2,5l Material çeliku i karbonit, enamel Material interieri QuanTanium Real Stone Materiale Bazë hekur Mund të lahet në enëlarëse Po