Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ushqimet që ju ndihmojnë për të humbur peshë

Një studim i fundit nga Universiteti i Tel Aviv ka nxjerrë përfundimin se njerëzit që hanë një mëngjes me karbohidrate dhe proteina, ose që mund ta nisin mëngjesin me një ëmbëlsirë kanë më shumë mundësi dobësimi se ata që e nisin ditën me kalori të pakta, ose ushqime pa sheqer.

Një studim i fundit nga Universiteti i Tel Aviv ka nxjerrë përfundimin se njerëzit që hanë një mëngjes me karbohidrate dhe proteina, ose që mund ta nisin mëngjesin me një ëmbëlsirë kanë më shumë mundësi dobësimi se ata që e nisin ditën me kalori të pakta, ose ushqime pa sheqer.

E habitshme me siguri për të gjithë ju që keni menduar të kundërtën.   Studimi u krye me një grup personash të cilët e nisën ditën me një copë të vogël keku, ose pak çokollatë, ose një copë të vogël torte kishin më pak uri gjatë ditës.

Në këtë mënyrë atyre nuk i shkonte medja për ushqim gjatë ditës.   Sipas studimit pas 8 muajve ato ishin në gjendje të humbisnin 45 paund në krahasim me 11 paund nëse konsumonin një mëngjes pa sheqerna.

Ja cilat janë ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë:

1. Një copë keku. Do të ishte mirë ta nisnit ditën me një copë të tillë sepse do t’ju ndihmonte për tu ndier të ngopur gjatë ditës. Në këtë mënyrë nuk do të konsumoni ushqim të tepruar.

2. Supë e ftohtë pikante. Sipas hulumtimit duke konsumuar një supë të tillë me pak kalori para vakteve tuaja i ndihmon njerëzit të konsumojnë 20% më pak kalori.

3. Arrat. Ato janë më të vështira për tu tretur për organizmin. Në këtë mënyrë ato qëndrojnë në sitemin tuaj të ushqimit më gjatë duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.

4. Qumështi. Një studim i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” ka zbuluar se njerëzit që pinin një gotë e gjysmë qumësht në ditë humbin dy herë më shumë peshë se ata që konsumojnë vetëm një gjysëm gote. Ata që pijnë më shumë qumësht kanë një nivel më të lartë të vitaminës D, e cila është e lidhur me humbjen e peshës.

5. Një sanduiç i përgatitur vetë në shtëpi. Në këtë mënyrë ju e keni çdo gjë në kontroll, ndryshe nga ato që dtrekojnë në një resorant, ku nuk mund të kontrollojnë dot dhe porcionet e ushqimeve.

6. Zarzavatet. Ju keni menjëherë ndjesinë e ngopjes nëse konsumoni sallatë jeshile dhe zarzavate të tjera duke fituar pak kalori.

7. Cokollata e zezë. Është shumë herë më e dobishme se ajo me qumësht. Kjo është një gjetje nga Universiteti i Kopenhagenit. Njerëzit që konsumojnë 100 gramë çokollatë të zezë dhe më pas janë janë lënë të lirë të konsumojnë pzia, hanë 15% më pak se ata që kanë konsumuar çokollatë me qumësht para vaktit të ushqimit.

8. Pjepri. Ushqimet me përmbajtje kaliumi si pjepri, avokado, bananet ndihmojnë në rënien në peshë.