Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Shtatë ushqimet që nuk duhet të rinxehen

Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, ushqimet është mirë që të shërbehen të ftohta, asesi të mos rinxehen. Rinxemja e tyre mund të ju shpie në helmim. Pse dhe si, lexoni mëposhtë...

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi ende i pa përdorur të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e rinxeni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalë, pasi ne i nxehim ushqimet e lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të rinxehet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të helmojë ushqimin. Kur orizi të gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarrenë.”

7 ushqimet që nuk duhet asesi  t’i rinxehen, pasi gjasat për t’u helmuar janë shumë të mëdha janë: selino, vezët, spinaqi, kërpudhat, patatet, pula dhe orizi.