Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Receta smoothie për ti bërë ballë të ftohtit

Konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është i rëndësishëm për të patur një organizëm sa më të fortë dhe që i bën ballë temperaturave të stinës. Muaji janar është edhe ndër muajt më të ftohtë të dimrit, por lista e frutave dhe perimeve që duhen konsumuar është e gjatë.

Ja disa prej tyre:  

-Disa nga frutat që konsumohen gjatë muajit janar janë: kivi, portokalli, banania, dardha, molla, mandarina, limoni  
-Lista e perimeve që konsumohen gjatë këtij muaji janë: Spinaqi, lakra, kungulli, selino, karrota, panxhari  

Pasi shqyrtuam listat me frutat dhe perimet e këtij muaji le të realizojmë disa kombinime që I vijnë në ndihmë organizmit tuaj në këto ditë të ftohta dimri.   

  • -Lëngu I përbërë nga banania, kivi dhe portokalli: një lëng I ëmbël dhe që ju siguron vitaminat e nevojshme për të përballuar siç duhet dimrin e ftohtë  
  • -Lëngu I përbërë nga karrota, panxhari dhe spinaqi. Përbëhet nga ½ panxhar, 2 karrota dhe një tufë e vogël spinaqi. Pasi përzihen në blender, lëngu konsumohet menjëherë.   
  • -Lëngu I përbërë nga molla, karrota dhe panxhari. Përbëhet nga 1 panxhar, 2 mollë dhe 2 karrota.   
  • -Lëngu I përbërë nga 3 mollë dhe 2 degë selino.