Qysh me përgatitë gullash për 30 minuta?
Gullashi është një gjellë tradicionale hungareze, që sot gatuhet e shijohet në plot vende të botës. Por, historia e gullashit daton qysh nga shekulli 9. Sipas burimeve, barinjtë hungarezë asokohe, para se të niseshin me tufat e deleve në mal, merrnin me vete disa rezerva ushqimore. Në këto porcione, ata përgatisnin mish të prerë në copa me qepë dhe aromatizues të tjerë, të gatuar ngadalë, derisa lëngjet e tyre të ishin thithur.
Gullashi në tryezat shqiptare
Sikurse në disa vende të ndryshme, edhe në kuzhinat shqiptare gullashi vazhdon të jetë një ndër gjellërat më të gatuara e më të pëlqyera. Gullashi servohet në tryezat shqiptare për dreka, darka por edhe për raste të ndryshme. Ka receta të ndryshme për përgatitjen e gullashit, por ne ju rekomandojmë ta provoni gullashin hungarez dhe ta ndani shijen origjinale me më të dashurit tuaj.
Qysh me përgatitë gullash hungarez për 30 minuta?
Tradicionalisht, përgatitja e gullashit kërkon kohë më të gjatë. Por tash, nuk keni nevojë të prisni. Nëse keni një tenxhere Multicooker Pro në shtëpi, ju mund ta gatuani një gullash të shijshëm për 30 minuta, edhe atë pa u munduar shumë.
Receta për gullash hungarez
Përbërësit
- 2 qepë, të ndara në 4 pjesë
- 150 g përshutë, e ndarë në pjesë
- 3 lugë çaji vaj
- 1 kg mish viçi, i prerë në kuba
- 2 thelpinj hudhre, të shtypur
- 6 1/2 gota uji (1400ml+250ml)
- 3 lugë gjelle pluhur supe
- 3 lugë gjelle pluhur supë-perime
- 2 lugë gjelle spec i bluar
- 2 gjethe të mëdha dafine
- 2 lugë gjelle salcë domatesh
- 4 lugë gjelle miell
Përgatitja
- Fërgoni qepët dhe shtoni pak vaj mbi proshutë derisa qepa të fillojë të marrë ngjyrë kafe, pastaj largoni nga tigani.
- Në tiganin e njejtë, fërgoni mishin e viçit të prerë në copëza të vogla. Sapo të gatuhen, largoni nga tigani, shtoni qepë dhe i gatuani për 5 minuta.
- Në tenxheren me presion, shtoni mishin, proshutën, qepën dhe hudhrën. Derdhni mbi 5 ½ të gotës uji (1400 ml), pluhurin e supës, specin e bluar, gjethet e dafinës dhe salcën e domates. Caktoni programin e parë MEAT.
- Sapo të përfundohen, në një gotë me ujë (250 ml) shtoni miellin dhe pastaj shtojeni mbi gullash.
- E lini të gatuhet për 5 minuta.
- Gatuani për 5 minuta me opsionin SAUTÉ, largoni gjethët e dafinës dhe shërbejeni me patate të ziera / të shtypura.
Nëse e përgatisni, ju bëftë mirë!
Po ashtu, në Multicooker Pro, gullashin mund ta përgatisni edhe me programin SLOW COOK (gatim i ngadaltë, për 5-6 orë).
Nëse tashmë keni një tenxhere Multicooker Pro, ne kemi përgatitur një libër me receta për ushqime të shijshme që mund t'i gatuani me këtë pajisje. Librin me receta mund ta merrni FALAS këtu.