Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Përmirëso Kujtesën Me Lëng Molle

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg.

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg.  

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate të mira për trajtimin e disa sëmundjeve ka dhënë edhe pirja e lëngut të mollës. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të mollës kundër sëmundjes së lëkurës, sëmundjes së veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te personat që kanë vuajtur nga verdhëza. Nga molla bëhet edhe uthulla e mollës, e cila është shumë e preferuar të përdoret për sallata dhe drejtime të tjera shëruese.  

Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg. E ka treguar një studim që është drejtuar nga disa studiues të universitetit të Massachusetts.   Molla është e pasur me një miks unik antioksiduesish qelizore, që ndihmon qelizat të rrinë më të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neuro-transmetuesve.  

Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea. Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.   Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera.