Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Përfitimet e supës

Supa si ushqim i nxehtë dhe i shpejtë përmban llojllojshmëri përbërësish. Para se të niseni për punë ose shkolle, brenda një tenxheres ju mund të shtoni mbetjet nga frigoriferi juaj dhe kur ktheheni në mbrëmje ju mbetet ta shijoni supën. Supat e shëndetshme përmbajnë kryesisht perime, perbërës pa yndyrëra dhe minimum kripë.

Perimet

Për të rriturit rekomandohet konsumimi i disa frutave ose perimeve në ditë. Supa është shujta adekuate ku mund ti gjeni vlerat ushqyese të perimeve që ju nevojiten. Perimet në supë përmbajnë shumë vitamina, kryesisht atë A dhe C. 

Nutrientët

Supat e bëra me fasule dhe mishëra të zier sigurojnë proteinë. Fasulet gjithashtu ju japin fibra. Domatet janë një burim i mirë antioksidues që mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit, sidomos të kancerit të prostatës.

Yndyra e ulët

Shumica e supave, nëse janë bërë me mish të zier janë me yndyrë të ulët, duke u bërë një zgjedhje e mirë për këdo që ka probleme me yndyrën. Më e mira që mund të bëni është të mos lini anash opsionin e perimeve.


Supa është e shijshme

Supa është e lehtë për përgatitje aq sa edhe e shijshme. Me vetem disa përbërës, ju mund ti ofroni vetës një pjatë supë në një mbrëmjë të ftohtë dimri.

… e shëndetshme

Ndoshta mënyra më e lehtë për të shtuar perimet në ushqimet tuaja të përditshme është të bëni dhe të hani supë. Ju mund të bëni lloje të ndryshme supash me fruta dhe perime. 

… mund të ju ndihmoj të humbni peshë

Një tas me supë ka kalori minimale, por është e mbushur me lendë ushqyese.

…ju bejnë të ndiheni plot

Supat ju bejnë të ndiheni plot sepse tëndosin stomakun tuaj. Per ketë arsye edhe preferohet që para çdo shujtës të pini supë, së pari.