Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pemët dhe perimet që ua forcojnë imunitetin

Në kohën kur viruse/gripe të ndryshme mund të përhapen, sigurisht se duhet ta mbani higjienën në nivel të lartë. Por përpos kësaj, është e rëndësishme që të keni imunitet të fortë, për t’i bërë ballë këtyre viruseve; në rastin aktuali virusit Covid-19. Prandaj, duhet përzgjedhur me kujdes edhe ushqimet që hani. Është e rëndësishme që shujtat tuaja të përmbajnë vitaminë C, sepse kjo vitaminë e forcon imunitetin.

Pemët dhe perimet – burim i pasur i vitaminës C

Për shkak të panikut që është krijuar, mund të ndodhë që në treg të ketë mungesë të vitaminave C. Por lajmi i mirë është se pemët dhe perimet janë burim mjaft i pasur i vitaminës C. Duke ngrënë çdo ditë sasi të caktuara nga këto ushqime, përpos dobive tjera, ju do ta forconi imunitetin tuaj.

Disa nga ushqimet që janë të pasura me vitaminë C, janë: Brokoli, patatet, speci i gjelbërt, speci i kuq i djegëst, portokalli, dredhëzat, mango, limoni, rrushi i bardhë, kivi, etj. Po ashtu, të pasur me këtë vitaminë janë edhe lëngu i domates e lëngu i portokallit.

Sa vitaminë C duhet të konsumoni gjatë ditës?

Megjithëse ka plot dobi, duhet të konsumoni sasi të caktuar të vitaminës C. Sipas Office of Dietary Supplements (ODS), sasia e lejuar për konsum të vitaminës C brenda një dite, është:

  • 95 mg për burra / 75 mg për gra;
  • 85 mg (nëse jeni shtatzënë)
  • 120 mg (nëse jeni duke e ushqyer foshnjën me gji)
  • 35 mg shtesë për personat që pinë duhan.

Kurse për foshnjat deri në gjashtë muaj rekomandohet sasi deri në 40 mg, për bebet 7 deri në 12 muaj (50 mg), për fëmijët 1-3 vjeç (15 mg), për fëmijët 4-8 vjeç (25 mg) dhe për adoleshentët nga 14 deri në 18 vjet rekomandohet 75 mg për djem dhe 65 mg për vajza. Megjithatë, gatimi apo zierja e këtyre ushqimeve e këtyre ushqimeve mund ta ulë sasinë e vitaminës C, kështu që mundohuni të hani sa më shumë pemë dhe perime të papërpunuara.