Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Këto fakte interesante rreth qepës sigurisht nuk i keni ditur

Qepa gjendet në shumë specialitete dhe u jep një shije të veçantë gjellëve. Nëse edhe për ju qepët janë perimet e preferuara, atëherë do të argëtoheni duke i lexuar disa fakte më pak të njohura në lidhje me këtë perime.  

Qepa gjendet në shumë specialitete dhe u jep një shije të veçantë gjellëve. Nëse edhe për ju qepët janë perimet e preferuara, atëherë do të argëtoheni duke i lexuar disa fakte më pak të njohura në lidhje me këtë perime.  Nëse nuk e preferoni shumë qepën, sigurisht do ta adhuroni atë pas leximit të këtyre fakteve interesante.  

1. Faraonët egjiptianë janë varrosur me qepë, sepse kjo perime ishte një simbol i përjetësisë.  

2. Në Greqinë e lashtë, atletët e përdornin qepën në forma të ndryshme për të qenë më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Kështu, ata hanin qepë në sasi të mëdha, pinin lëng të kësaj perime dhe e fërkonin trupin me qepë.  

3. Apicius, autor romak i kuzhinierëve të parë, në recetat e tij të shumta e përmend pikërisht qepën si një nga përbërësit bazë.  

4. Në mesjetë qepa nuk përdorej vetëm për gatim, por edhe si ilaç për dhimbje koke, rënie të flokëve dhe kafshim gjarpri.  

5. Kolonët amerikanë sollën me vete në anijen "Mayflower" edhe qepë, por ata zbuluan se vendësit e kishin përdorur tashmë këtë perime në gatim, ngjyrosje të rrobave, dhe madje edhe si lodra.  

6. Libia është vendi me konsumin më të lartë të qepëve në botë, ajo për kokë banori. konsumon 32 kilogramë të kësaj perime në vit.  

7. Qepa mund të ndihmojë tek kollitja, ftohjet, astma, bronkiti.  

8. Lëvozhga e qepës mund të përdoret për ngjyrosje të pëlhurës, por edhe për vezë të Pashkëve.  

9. Në kontakt me ajrin, kimikatet nga qepët prodhojnë gaz me bazë të squfurit. Prandaj "qajmë" kur e grimcojmë atë.  

10. Kina prodhon rreth 20 milionë tonelata qepë në vit.  

11. Sipas hulumtimit shkencor, qepët mund të veprojnë në mënyrë parandaluese në shfaqjjen e kancerit kolorektal.