Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Karrota, vetitë kuruese të saj

Karrotat janë dhe kanë qenë pjesë e rendësishme e dietave vegjetariane. Karrotat janë perime rrenjë që i takojnë familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karrota shpesh përdoret në terapi me lëngje për trajtimin e disa sëmundjeve.

 

A është karrota e mirë për shëndet?

Karrota ka pak kalori dhe nuk përmban aspak yndyrë. Ofron doza të larta me Vitamine A dhe antiokside tjera. Me poshtë do mund të lexoni për dobitë shëndetësore të karrotës në lekurë, flokë dhe shëndet.

 

  • Përfitimet në sy

Karrotat janë të jashtëzakonshme për sy dhe kjo duke ju falenderuar prezencës së sasisë së madhe tw beta karotenes e cila në melçi me pas shndërrohet në Vitaminë A. Një studim ka vertetuar se konsumi i beta karotenes zvogëlon rrezikun e humbjes së shikimit për 40%.

  • Dobi në sistemin kardiovaskular

Karrotat përmbajnë lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene që së bashku ofrojnë mburojë mbrojtëse në zemer. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi te lartë me karotenoid zvogelojne rrezikun e semundjes se zemres. Konsumi i rregulltë i karrotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq. Kjo për shkak se permbajnë fibra te tretshme të cilat lidhen me acidet e vrerit.

  • Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se konsumi i karrotave mund të zvogëloj rrezikun e kancerit te mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës. Kjo për shkak se karrotat janë të pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerin duke shkatërruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret. Kështu karrotat posedojne përbëres anti-kancerogjen që mberthejnë rritjen e qelizave kancer në zorrë dhe gjithashtu perkrahin shëndetin e sistemit te tretjes.

  • Forcojnë sistemin imunitar

Karrotat përmbajnë llojlloj materie ushqyese dhe antioksiduese që se bashku me vitaminën C forcojnë sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregulltë krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.  

  • Shëndeti dentar

Karrotat janë të dobishme për dhëmbet dhe gojen pasi që ato gërryejnë pllakat dhe pjesoret e ushqimeve nga dhëmbet mu ashtu si vepron furqa. Mineralet prezente në karrota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbeve.

  • Parandalon plakjen

Nivelet e larta me beta karotene në karrota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, ndihmon në ngadalësimin e plakjes se qelizave.

  • I dobishëm gjatë menstruacioneve dhe fazës së menopauzës

Lengu i karrotës është tejet i dobishëm per femrat. Kjo për shkak se fitoestrogjeni në karrota ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra që kanë shumë gjakderdhje gjatë menstruacioneve. Është gjithashtu e dobishme për gratë që ndodhen në menopauzë pasi që ndihmon në largimin dhe stabilizimin e simptomave të menopauzës.