Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Briosh mëngjesi

Brioshët mund t’i mbushësh sipas shijes: me marmelatë, reçel ose mjaltë, por edhe me djathë, proshutë e vezë.

Për 15 copë rreth 100 gr secila, nevojiten:

▪ 400 gr miell, tip normal 
▪ 600 gr miell që përdoret për kekë, biskota e ëmbëlsira
▪ 70 gr gjalpë 
▪ 500 ml qumësht 
▪ 70 gr mjaltë 
▪ 50 gr maja birre 
▪ 2 gr kripë
▪ 40 gr sheqer 
▪ 15 ml qumësht dhe 1 vezë për lyerjen

Brioshët mund t’i mbushësh sipas shijes: me marmelatë, reçel ose mjaltë, por edhe me djathë, proshutë e vezë.

Përgatitja:

Fillimisht, ngroh qumështin në temperaturat 35-36°, pra të vakët. Në brumatriçe hidh miellin (të dy tipat), majanë e tretur në pak qumësht të ngrohtë, mjaltin, gjalpin në temperaturë ambienti, sheqerin, qumështin e ngrohur dhe kripën.

Fillo të punosh brumin, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Lëre brumin në një enë përreth 30 minuta në temperaturë ambienti 24-25°. Më pas, ndaje brumin në copa 100 gr ose sipas dëshirës dhe formo me secilën shirita për t’i dhënë formën e një kërmilli ose çdo lloj forme sipas dëshirës. Vendosi të gjitha format në një tepsi, ku më parë ke shtruar letrën e aluminit. Lyej brumin me vezën e rrahur me qumësht dhe lëre të vijë në temperaturë rreth 28° për 40-50 minuta (me furrën e fikur, por me dritë ndezur).

Nxirri edhe një herë nga furra dhe lyeji përsëri me vezën e rrahur me qumësht. Futi në furrën e ngrohur 200° për 20-25 minuta sapo të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

Kujdes! Gjatë kohës së pjekjes është mirë që të vësh poshtë tepsisë një enë me ujë (që duron nxehtësinë). Sapo të jenë gati, nxirri nga fura dhe lëri të ftohen për pak minuta, duke i ndarë nga njëra-tjetra.

Një mëngjes për të gjithë familjen. Ju bëftë mirë!