Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

13 ushqime që ju mbajnë të ngopur dhe kanë pak kalori!

A doni të humbni peshë, por ju mundon uria gjatë regjimit? Lajmi mirë është se edhe ky problem ka zgjidhje. Ekzistojnë plot ushqime që kanë pak kalori, por ju mbajnë të ngopur, dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni kilogramët e padëshiruar. Në këtë rast, konsideroni ushqimet sikurse tërshëra, jogurti grek dhe në përgjithësi ushqimet me sasi të lartë të proteinës dhe fibrave.

Burimi i fotos: Freepik

Një nga sfidat e dietës është se duhët të mbani kalori deficit, pra të zvogëloni numrin e kalorive që merrni, rrjedhimisht edhe sasinë e ushqimeve. Kur hani ushqime dietale, mund të ndiheni të uritur dhe të pangopur. Megjithatë, ekzistojnë edhe plot ushqime të shëndetshme dhe dietale, të cilat ju mbajnë të ngopur dhe në anën tjetër kanë pak kalori.

Healthline ka renditur 13 prej tyre:

1. Tërshëra

Tërshëra është një ushqim i shkëlqyer për dietën tuaj. Jo vetëm që ka pak kalori, por është e pasur me proteina dhe fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur.

Gjysmë filxhani tërshërë (40 gr.) ka 154 kalori, por është e pasur me 5 gr. proteina dhe 4 gr. fibra, të cilat përmirësojnë kontrollin e oreksit dhe ju mbajnë të ngopur.

2. Jogurt grek apo Kos i kulluar

Jogurti grek është burim i pasur i proteinave, i cili mund të përfshihet në një dietë të shëndetshme. Një gotë jogurt grek pa yndyrë (245 gr.) përmban 150 kalori dhe 25 gr. proteinë.

3. Supa

Edhe pse supa konsiderohet më shumë si një shujtë e lehtë dhe e thjeshtë, në fakt mund t’ju mbajtë të ngopur. Varësisht prej brendit, vlerat ushqyese mund të ndryshojnë, por mesatarisht, ½ e gotës së një supe pule të kondensuar përmban rreth 60 kalori dhe 3 gr. proteinë.

Megjithatë, supa kremoze mund të përmbajë më shumë kalori.

4. Fruta mali

Dredhëzat, boronicat, mjedrat dhe manaferrat janë burime të pasura të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Për shembull, 1 gotë (150 gr.) boronica ka 86 kalori dhe 3.6 gr. fibra. Në përgjithësi, frutat e malit janë burim proteinash dhe e rrisin ndjesinë e ngopjes.

5. Vezët

Vezët janë të pasura me shumë lëndë ushqyese dhe në anën tjetër nuk kanë shumë kalori.

Një vezë ka përafërsisht 70 kalori, 6 gr. proteinë dhe plot vitamin e minerale. Sipas studimeve, nëse e nisni ditën me një shujtë vezësh, do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës.

6. Kokoshkat

Falë përmbajtjes së lartë në fibra, kokoshat janë ndër snacks (meze të lehta) që ju mbajnë të ngopur dhe kanë pak kalori.

Një gotë kokoshka (8 gr.) ka 31 kalori dhe 1.2 gr. fibra dietike – deri në 5% të dozës së nevojshme ditore. Jo vetëm që zvogëlon apetitin, por ky ushqim po ashtu, mund ta stabilizojë sheqerin.

7. Farat chia

Farat chia jo kot njihen si një super ushqim. Përmbajnë një sasi të lartë proteinash dhe fibrash, por kanë pak kalori. Më saktësisht, 28 gr. fara chia përmban 138 kalori, 4.7 gr. proteinë dhe 9.8 gr. fibra.

Farat chia janë të pasura me fibra të tretshme, një lloj fibre e cila thithë lëngjet dhe fryhet në bark, për të nxitur ndjesinë e ngopjes.

8. Peshku

Peshku është i pasur me proteina dhe me yndyrna të shëndetshme për zemrën.

Për shembull, një porcion prej 85 gr. i peshkut merluc, ka afro 60 kalori dhe 13 gr. proteina.

9. Gjiza

Gjiza është një burim i shkëlqyer i proteinës. Një gotë (226 gr.) gjizë me pak yndyrë ka vetëm 163 kalori dhe rreth 28 gr. proteina.

Andaj, edhe proteinat e marra nga produktet sikurse gjiza, mund ta ulin nivelin e oreksit dhe urisë.

10. Patatet

Patatet shpesh konsiderohen si ushqim i pashëndetshëm, meqë janë bazë e pomfritave dhe çipsave me yndyrë. Megjithatë, patatet mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme.

Një patate mesatare e pjekur e paqëruar, përmban 161 kalori, por gjithashtu ka 4 gr. proteinë dhe 4 gr. fibër. Po ashtu, patatja e pjekur rritë ndjesinë e ngopjes.

11. Mishi pa dhjamë

Mishi pa dhjamë në mënyrë efektive mund ta zvogëlojë urinë dhe oreksin mes shujtave. Për shembull, mishi i pulës, i qurës dhe copat e mishit të kuq pa dhjamë, kanë pak kalori, por janë të mbushura me proteina.

Për shembull, 113 gr. gjoks pule i gatuar ka 163 kalori dhe 32 gr. proteinë. Dhe duke marrë sasi më të madhe të proteinës, ju do të ndiheni më pak të uritur.

12. Bishtajoret

Për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe fibrave, bishtajoret sikurse fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, janë ushqime që do t’ju mbajnë të ngopur.

Një gotë (198 gramë) thjerrëza të gatuara ka rreth 230 kalori, si dhe 15.6 gram fibra dhe gati 18 gram proteina. Po ashtu, bishtajoret kanë efekt të fuqishëm në kontrollimin e urisë dhe apetitit.

13. Shalqini

Shalqini ka përmbajtje të lartë të ujit, andaj ju mban të hidratuar dhe të ngopur, por në anën tjetër, ka pak kalori.

Për shembull, një copë shalqini prej 152 gr., përmban 46 kalori, së bashku me një shumëllojshmëri të mikronutrientëve thelbësorë, si vitaminat A dhe C.

Pra, si përfundim: edhe nëse po mbani një dietë apo regjim ushqimi dhe jeni në deficit kalorik, nuk do të thotë të rrini të uritur. Thjesht hani ushqimet e pasura me proteina dhe fibra, të cilat ju mbajnë ngopur dhe janë të shëndetshme për dietën tuaj.