Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Embelsirë me hurma, çokollatë dhe kafe

Përbërësit:
  • 150 gr gjalpë
  • 1/4 filxhan kakao
  • 250 ml ujë të vluar
  • 1 1/2 luge të gjellës instant kafe (nesscafe)
  • 1 shkop vanilje
  • 1 lugë kafeje sodë buke
  • 200 gr hurma, pa bërthama dhe të grira
  • 250 gr miell, 200 gr sheqer kafe
  • 2 lugë kafeje pluhur paste
  • 2 vezë
  • Pak vaj, pak kripë
Pergaditje:

Bëje pasditen tuaj 10 herë më të mirë me tortën me hurma, çokollatë dhe kafe

Hapi 1:

Hidh pak vaj në tiganin Delimano®  dhe spërkate me pluhur të kakaos.

Hapi 2:

Valoje ujin në tenxheren e thellë Delimano®. Në ujin e valuar shto kafen, farat e shkopit të vaniljes dhe sodën e bukës. Më pas shto hurmat, shtypi ato lehtë me piru dhe lëri që të ftohen në temperaturë të dhomës.

Hapi 3:

Në një enë të thellë, përzije miellin, kakaon, pluhurin e pastës dhe kripën. Me mikser rrah gjalpin bashkë me sheqerin kafe derisa sa të shkumoj. Shto vezët, një nga një, dhe përziej. Zbraze këtë në masën e hurmave dhe më pas shto edhe brumin e miellit.

Hapi 4:

Pastaj tërë këtë masë (brumë) zbraze në tavën Delimano® derisa ende është e ftohtë dhe pjeke në temperaturë të ulët për 40 minuta. Për ta kontrolluar se a është pjekur mund të përdorni një rrëmojse (kruajtëse dhëmbësh) nëse e fut në ëmbëlsirë dhe e nxjerrë të pastër nga ëmbëlsira. Pjeke ëmbëlsirën mbi shporet në vend të furrës.

Shërbeje me krem pana!

Author : Delimano