Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tortë e lehtë

Koha e pregatitjes : 20 minuta ose më pak
Koha totale : 20 minuta ose më pak
Përbërësit:
• 5 filxhanë miell • 1 pako maja të thatë • 1/3 filxhan qumësht • 1/4 filxhan margarinë ose gjalpë • 2 lugë gjelle sheqer • 2 vezë • 3 filxhan arra të bluara • 3/4 filxhan sheqer • 1/4 filxhan margarinë ose gjalpë • 1/4 filxhan mjaltë • 1 vezë e rrahur lehtë • 3 lugë gjelle qumësht • 1/2 lugë çaji vanilje • 1/2 lugë çaji kripë
Pergaditje:
1. Në një tas përzijeni 1 filxhan miell dhe majanë; lëreni anash. Në një tigan ngrohni 1/3 filxhan qumësht, ¼ filxhan margarinë ose gjalpë, 2 lugë gjelle sheqer dhe kripë (rreth 50°C-55° C) derisa margarina ose gjalpi pothuaj të shkrihen. Shtoni përzierjen me miell.Pastaj shtoni 2 vezë.Rrihni me mikser elektrik me shpejtësi të ulët ose mesatare për rreth 30 sekonda duke pastruar mirë tasin.Pastaj rrihni me shpejtësi të lartë për 3 minuta. Përdorni një lugë të drurit, trazoni deri sa të përzieni mirë të gjithë miellin. 2. Në një sipërfaqe të lyer me miell, gatuaj miellin e mbetur për të bërë një brumë i cili është elastik dhe i butë (3 deri në 5 minuta në total). Jepini formë të rrumbullakët. Vendosni brumin në njëtas të lyer me yndyrë, duke i rrotulluar në sipërfaqen me yndyrë. Mbulojeni dhe lëreni në një vend tëngrohtë derisa të dyfishohet masa (1 deri në 1-1/4 orë) 3. Ndërkohë, për mbushjen përzieni bashkë arrat ebluara, 3/4 filxhan sheqer, 1/4 filxhan margarinë ose gjalpë, mjaltë, vezët dhe qumështin e mbetur dhe vaniljen. Lërini ato anash. 4. Punoni brumin. Mbulojeni dhe lëreni për 10 minuta. Ndërkohë, lyeni me yndyrë 2 tiganë 20x10x5-cmose një enë për pjekje më të madhe. Në një pecetë të lyer me miell, rrotulloni brumin në një rreth 40cm. Mbulojeni dhe lëreni për 10 minuta.Pastaj rrotulloheni brumin në një drejtkëndësh me përmasa 75x50cm. 5. Kur e mblidhni, priteni brumin gjatas në gjysëm për të formuar dy fletë75x25cm.Shpërndani mbushjen në mënyrë të njëjtë mbi të dyja pjesët e brumit, në largësi 2,5 cm nga anët. Duke përdorur pecetën si pikë orientimi, rrotulloni çdo drejtkëndësh në një spirale, duke filluar nga pjesa më e shkurtër.Mblidheni në fund për ti mbyllur mirë. Vendosini bukët në tiganët e prëgatitur.Mbulojini dhe lërini derisa sasia të dyfishohet (45 deri në60 minuta). 6. Piqni në furrë160oC, 45 deri në50 minuta derisa buka të duket si bosh kur e prekni lehtë. Nëse është e nevojshme mbulojeni me letër alumini 15 minutat e fundit për të parandalur djegien.Largoni nga tiganët dhe e lini të ftohet.I keni përgatitur 2 bukë (përafërsisht 32 racione). Këshillë Përdorni tepsinë Stone legend për pjekje! Thjesht vendose tortën në të. Kjo tortë është një gatim tradicional Slloven dhe falë veshjes nga guri, ju do të shijoni këtë tortë speciale edhe më shumë

Author : K.Z