Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tiramisu - Receta më e kërkuar në Google

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 400 gr biskota të gjata Savoiardi
  • 500 gr Maskarpone (lloj djathi)
  • 6 vezë
  • 130 gr sheqer
  • pak kakao pluhur (për pjesën sipër)
  • 3 filxhan kafe ekspres (për të lagur biskotat)
Përgatitja:
Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Në fillim kjo ëmbëlsirë u njoh me emrin ‘zupa e dukës’. Cosimo de Medici morri me vete recetën dhe kështu që kjo ëmbëlsirë filloi të bëhej e njohur në gjithë Italinë dhe ta preferonin shumë edhe fisnikët e tjerë italianë. Thuhet që kjo ëmbëlsirë ka veti afrodiziake dhe për këtë me vonë morri emrin TIRAMISU. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.

Author : K.Z