Supë me brokoli - e shijshme dhe e shëndetshme!
Vështirësia
Cooking time:
25 minuta
Koha e pregatitjes:
10 minuta
Koha totale:
35 minuta
- Përbërësit:
-
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 qepë e copëtuar
- 1 tufë selino
- 3 gota lëng të supës së pulës
- 8 gota me brokoli të grirë/copëtuar
- +3 lugë gjelle gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 2 gota qumësht
- Biber i zi (sipas dëshirës)
- Përgatitja:
-
Hapi 1
Dy lugë gjalpë shkrini në një tenxhere mesatare, shtojani qepën dhe selinon dhe prisni deri sa të skuqen. Shtojeni brokolin dhe lëgun e supës së pulës, mbuloni dhe lërini të zihen për 10 minuta.
Hapi 2
Vendoseni supën në gotën e blenderit (mos e mbushni plot gotën). Lëshojeni me kujdes blenderin dhe mbajeni deri sa përbërësit të shkrihen në një masë të njejtë, pastaj vendoseni në një enë të pastër.
Hapi 3
Në një tigan të vogël, në nxehtësi mesatare shkrini 3 lugë gjalpë dhe shtoni miellin dhe qumështin. Përzijeni deri sa të formohet një masë e njejtë dhe pastaj shtojeni edhe masën e supës. Shtoni biber të zi sipas dëshirës. Për gjysmë ore, ju do të keni gati një supë të shijshme dhe të shëndetshme! Mund ta shërbeni për 6 persona.
Dobitë nga brokoli: Brokoli njihet si burim i pasur i fibrave dhe proteinave, dhe përmban ndër të tjerash edhe hekur, kalium, kalcium, magnez. Po ashtu, brokoli është burim i plot vitaminave, si A, C, E, K, B, etj.