Smoothie me mollë dhe banane
Vështirësia
Koha totale:
4-5 minuta
- Përbërësit:
-
- 1 mollë
- 1 banane
- Gjysmë gote lëng i freskët portokalli
- 1 lugë e vogël mjaltë (sipas dëshirës)
- Ekstarkt vanillje (sipas dëshirës)
- 1 gotë me kuba akulli
- Përgatitja:
-
Hapi 1
Frutat i preni në copa dhe bashkë me lëngun e portokallit i vendosni në gotën e ekstraktuesit. Sipas dëshirës, mund t'ia shtoni nga një lugë të vogël mjaltë dhe ekstrakt vanillje. Në fund, ia shtoni copat e akullit, e mbyllni gotën, shtypeni butonin përkatës dhe i lini përbërësit të ekstraktohen për 2-3 minuta.
MultiFresh - për smoothie të përsosur
Këtë smoothie mund ta përgatisni edhe me ekstraktues të zakonshëm, por për ta bërë smoothien sa më të përsosur, ne ju rekomandojmë esktraktuesin me vakum - MultiFresh! Falë teknologjisë me vakum, ky ekstraktues nuk i lejon përbërësit të oksidohen. Në këtë mënyrë, smoothie do të përmbajë më shumë vlera ushqyese. Mjafton ta zgjidhni funksionin VB.
Po ashtu, MultiFresh ka edhe funksionin Pulse, i cili copëton akullin dhe ju mundëson të përgatisni pije të ftohta e të freskëta. Provojeni dhe binduni.