Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Smoothie me kos, banane dhe kivi

Vështirësia

Koha totale:

5 minuta

Përbërësit:
  • 1 gotë kos ose jogurt
  • 2 kivi (të prerë në copa)
  • 1 banane (e prerë në copa)
  • 1 mollë (e prerë në copa)
  • 1 portokall (i qëruar)
  • 2 lugë lajthi
  • 2 lugë fara liri
  • Disa kuba akulli

 

Përgatitja:

Hapi 1

Thjeshtë dhe lehtë: Vendosni të gjithë përbërësit në ekstraktues, mbylleni kapakun dhe lëreni ta bëjë punën e vet! Në pak minuta, do të keni gati një smoothie të shijshëm dhe të shëndetshëm, me plot vitamina.

Hapi 2

Smoothie-n e vendosni në gotë, dhe dekorojeni sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Për më tepër, bananja, kivi, molla dhe portokalli, përmbajnë edhe vitaminë C. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme, sepse ua forcon imunitetin.

Author : Revista Shije