Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Sarmë me gjethe rrushi ose lakra turshi

Koha e pregatitjes : Deri në 45 minuta
Koha totale : Deri në 45 minuta
Përbërësit:
Fleta nga lakrat turshi ose gjethe rrushi (preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla) 1 kg mish të bluar 2 qepë 1 gotë oriz Vaj Kripë piper të kuq piper të zi Erëza të tjera sipas dëshirës
Pergaditje:
Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Në një tigan fërgojmë mishin e bluar bashkë me qepën. Pastaj shtojmë orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe erëza tjera sipas dëshirës. Në këtë masë mund të shtojmë edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veçantë sarmave. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi ose me gjethe rrushi(të ziera më parë). Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen. Sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 orë që të mos prishet forma. Sarmat e ziera janë gati për shërbim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusim në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj. Më parë sarmat shërbeheshin me bukë misri dhe turshi. Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.

Author : K.Z