Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Rizoto - Recetë për tenxheren me Presion ( 4 persona)

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

• 720 ml lëng mishi pule
• 4 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 qepë e prerë
• Kripë
• 400g oriz i bardhë (rizoto)
• 75ml ujë ose verë e bardhë
• Shafran (1 lugë)
• 15-25 gr gjalpë
• 250g parmesan
• Trumzë e freskët ose majdanoz

Përgatitja:

1. Shtoni vajin e ullirit dhe qepët bashkë me kripën në tenxheren e Pressure King Pro. Fërgoni duke e përdorur funksionin STEW, për rreth 3 minuta.
2. Shtoni orizin dhe vazhdoni ta përzieni edhe për 3 minuta të tjerë ose derisa orizi të gatuhet pak.
3. Shtoni ujin apo verën e bardhë bashkë me shafranin dhe përzijeni deri sa të absorbohet, deri në 1 minutë.
4. Shtoni lëngun e mishit
5. Shtypeni CANCEL
6. Mbylleni kapakun dhe valvulën për lirimin e presionit dhe shtypeni funksionin RICE, përshtateni kohën në 1 minuta.
7. Nëse është e nevojshme, përgatiteni rizoton akoma më shumë për ta absorbuar lëngun e mishit ose shtoni më shumë lëng mishi ose ujë nëse është shumë e thatë. Kur rizoto është akoma i lagësht shtoni gjalpën dhe ½ e parmezanit. Përzijeni. Shijojeni për ta testuar a ka nevojë për më shumë kripë.
8. Largojeni nga nxehtësia dhe përzini me erëza të freskëta.
9. Servojeni duke vendosur mbi pjesën e mbetur të parmezanit të grirë.

Author : K.B