Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pite italiane me spinaq

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
* 1 kg spinaq * 400 gr petë të gatshme * 11 vezë * 250 gr djathë * 100 gr parmezan * 1 kokë qepë * miell * majdanoz * 50 gr margarinë * vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxheren në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet dhe në të e skuqim qepën. Spinaqin e presim në copë të imëta dhe pasi zbutet qepa, në tenxhere e shtojmë spinaqin e prerë dhe përziejmë. Spinaqin e lëmë të kaurdiset, duke e mbuluar tenxheren me kapak. Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendi. Në një enë të madhe e grijmë djathin, shtojmë parmezan dhe majdanozin e grirë. Spinaqin e zier dhe të kulluar e shtojmë në enë, thyejmë dy vezë. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene. Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë. Hedhim miell në tavolinën e punës, në të e vëmë petën e gatshme dhe e përhapim. Me ndihmën e petëzës, petën e vëmë në kallëpin e lyer me margarinë. E përhapim edhe copën e dytë të petës. Me ndihmën e pjesës së poshtme të kallëpit ia caktojmë formën dhe, pastaj, e presim me thikë. Mbi petën në kallëp e vëmë përmbajtjen me spinaq. Me lugë, në përmbajtjen bëjmë 8 vrima. I thyejmë vezët dhe të verdhat e vezës i vëmë në vrimat e bëra. Sipër e vëmë petën e prerë me madhësi të kallëpit. Pjesën e petës që del jashtë kallëpit e paltojmë në formë roleje dhe bëjmë një formë spiraleje rreth pites. Vezën e mbetur e rrahim me furçë. Piten e lyejmë me vezë të rrahur dhe me pirun, në disa vende, e shpojmë petën e sipërme. Piten italiane me spinaq e vëmë në pjatë për servirje.

Author : D.K