Pallaqinka japoneze
Vështirësia
Cooking time:
10 minuta
Koha e pregatitjes:
10 minuta
- Përbërësit:
-
- 2 vezë 2
- 5 gr. sheqer
- 20 ml. qumësht
- 40 gr. miell Manitoba
- Pluhur për pjekje
- Fruta sipas dëshirës
- Nutella
- Përgatitja:
-
Hapi 1
Në një enë të thellë vendosni të bardhët e vezëve, kurse të kuqët leni mënjanë me një enë tjetër. Të bardhëve të vezës ia shtoni sheqerin gradualisht dhe i përzieni me mikser (ju rekomandojmë robotin e kuzhinës nga Delimano). Pasi të formohet një masë si krem, shtoni një nga një edhe të kuqët e vezës, dhe i përzieni me lugë. Pastaj edhe qumështin ia shtoni gradualisht, dhe vazhdoni ta përzieni me lugë. Masës ia shtoni pak nga pak miellin, pluhurin për pjekje dhe përsëri i përzieni me lugë, derisa të formohet një masë e njejtë.
Hapi 2
Në zjarr vendosni një tigan pallaqinkash që nuk i ngjitë ushqimet, dhe lyjeni me gjalpë. Pasi të nxehet tigani, mbi të i vendosni tri pjesë nga masa e brumit. Për rezultate sa më të mira, përdorni lugën e akullores, për t'i dhënë pallaqinkave formë të rrumbullakët dhe të fryrë. Pastaj në tigan shtoni dy lugë gjelle me ujë. Mbylleni me kapak dhe i lini të qëndrojnë për 5 minuta. Pastaj pallaqinkat i rrotulloni në anën tjetër dhe përsëriteni procedurën e njejtë.
Hapi 3
Pallaqinkat i lyeni me Nutella (jo më shumë 15 gr. për pallaqinkë) dhe i vendosni sipër edhe copëza frutash sipas dëshirës (banane, dredhëz, boronicë).
Për ta parë recetën me video, klikoni këtu.