Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Lazanjë - Recetë për tenxheren me presion ( 6 persona)

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
• 1 lugë gjelle me vaj ulliri • 1 qepë e grirë • 500 gr mish i grirë • Kripë • Piper • Një shishe 1 l me salcë për pasta (salcë domatesh) • 60 ml ujë i ftohtë • 900 gr gjizë ose djath • 2 vezë • 50 g parmesan i grirë • 2 lugë hudhër të grira • 1 luge me erëza të përziera (rigon, veget, etj) • 200 gr fletë lazanje • Mocarela e copëtuar
Përgatitja:
1. Pa e vendosur kapakun, shtypeni funksonin STEW dhe shtoni vaj. 2. Shtoni qepët, mishin e grirë, kripën dhe piperin dhe vazhdoni pregatitjen derisa të fërgohen qepët dhe të skuqet mishi. 3. Shtoni salcën dhe ujin. Përzieni dhe lëreni të ftohet. Shtypeni CANCEL. 4. Në një tas tjetër, përzieni gjizën, vezët, parmezanin, hudhrën dhe erëzat bashkë me kripën dhe piperin. 5. Mbusheni fundin e tenxheres Pressure King Pro me pak ujë. Vendosni një të pestën e mishit dhe salcën në fundin e tenxheres dhe mbulojeni me një fletë lazanje. Mbuloje fletën me 1/3 e djathit. Mbulojeni djathin me një shtresë tjetër të salcës, pastaj vendosni përsëri fletë lazanje. E përsërisni këtë proces deri sa të gjitha fletët të jenë përdorur. Shtresa e fundit duhet të jetë e mbuluar me salcë. 6. Mbylleni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypeni funksionin MEAT dhe caktoni kohën në 7 minuta. 7. Shtypeni CANCEL pas 7 minutave. Nëse lazanja ka nevojë të skuqet akoma hedhni pjesën e mbetur të përbërësvedhe pjek për 10 minuta deri sa të merr pamjen që ju dëshironi.

Author : K.Z