Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ëmbëlsirë me mjaltë

Koha e pregatitjes:

Më shumë se 1 orë

Koha totale:

Më shumë se 1 orë

Përbërësit:

Për petë:

  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 150 g sheqer
  • 400 g miell (gjysma i thekshëm, gjysma i butë)
  • 1 lugë gjelle sode buke
  • 1 vezë e plotë
  • Rum

Për kremë:

  • 500 ml qumësht
  • 150 gr sheqer
  • 1 sheqer vanillë
  • 6 lugë gjelle bollgur
  • 200 g margarinë – temperature e dhomes
  • 3 lugë gjelle kakao ose çokollatë e shkrirë

Përgatitja:

Përgatitja e petës:

1. Nxeje qumështin në një tenxhere të vogël, shto mjaltën, vajin dhe sheqerin. Është e nevojshme që vazhdimisht të përzihen derisa sheqeri të shkrihet, rreth 2-3 minuta/.

2.Vendosi në sitë miellin dhe sodën e bukës

3. Vendose miellin në një tas për ta përzier, shto vezën dhe përzierjen nga tenxherja.

4. Ndaje brumin. Mbuloje atë me një leckë për 15 minuta.

5. Prej 4 copëza letre me yndyrë në madhësinë e tavës dhe ndez furrën në 180 gradë C.

6. Ndajeni brumin në 4 pjesë të barabarta dhe vendoseni në letrat e yndryshme.

7. Vendos secilën petë dhe fute në furrë për 5 minuta, jo më shumë. Keni parasysh se duhet ta bjeni petën në pjesën e poshtme të tavës.

8. Përderisa njëra petë është në furrë. Përgatiteni tjetrën duke e ndjekur të njejtën procedurë.

9. Leni të ftohen petët para se ta vendosni kremin.

Përgatitja e kremit:

1. Ziej qumështin me sheqer dhe shto bollgurin. Ziej në temperaturë të lartë deri sa të trashet. Largoje nga nxehtësia dhe leni të tohet. Përzieje kohë pas kohë që të mos formohen kore.

2. Përziej margarinën me mixer ose blender, shto kremin dhe përzieje edhe njëherë.

3. Ndaj kremin në 3 pjesë të barabarta, në njërën pjesë shto kakaon ose çokollatën dhe përzieje mirë.

Përgatitja e ëmbëlsirës

1. Vendose njëren petë në sipërfaqe dhe spërkate me rum. Vendos kremin mbi petë pastaj vendos petën tjetër dhe vendos mbi të kakao krem. Shto edhe një petë pastaj kremin dhe përsëri petë.

2. Në fund, mbuloje ne folie dhe lee të ftohet dhe të zbuët.

3. Dekorojeni sipas dëshirës.

Servohet për: 8 – 10 persona

Koha e përgatitjes: 2 orë

Author :