Biskota të shijshme me çokollatë
Vështirësia
Cooking time:
10 minuta
Koha e pregatitjes:
20 minuta
- Përbërësit:
-
- 1 filxhan gjalpë të zbutur
- 1 filxhan sheqer të bardhë
- 1 filxhan sheqer të kaftë
- 2 vezë
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilleje
- 1 lugë çaji sodë buke
- 2 lugë çaji ujë të nxehtë
- ½ lugë çaji kripë
- 3 filxhanë me miell
- 2 filxhanë me copëza çokollate
- 1 filxhan me arra
- Përgatitja:
-
Hapi 1
Nxejeni furrën në 175 gradë celcius.
Hapi 2
Vendoseni gjalpin me sheqerin e bardhë dhe të kaftë në një enë dhe përzijeni me mikser deri sa të formohet një masë e butë. Pastaj shtoni vezët një nga një, pastaj edhe vanillën. Sodën e bukës treteni në ujë, dhe bashkë me kripën e miellin ia shtoni masës kryesore. Në fund ia shtoni copëzat e çokollatës dhe arrat. Pasi t’i përzieni, krijoni forma rrumbullake nga masa, të cilat i vendosni në tepsi për pjekje.
Hapi 3
I piqni për 10 minuta në furrën të cilën e keni ngrohur paraprakisht.
Për ta parë recetën me video, klikoni këtu.
Produkte të rekomanduara
-
-50%SASITË KANË MBARUAR