
Shërbimet që kryhen në rastet e blerjes së garancionit:
- Në rast që produkti përmban ndonjë defekt atëhere produkti zëvendësohet me një të ngjajshëm
 - Në rast se asnjë produkt i ngjajshëm nuk është në dispozicion, ne ju ofrojmë një zgjedhje alternative ose thjesht ju kthejmë paratë e vlerës së produktit.
 - Konsultimin profesional për përdorim dhe mirëmbajtje të produktit.
 - Pa marrë parasysh se sa shpesh paisja mund të prishet, ne do të zgjidhim problemin tuaj gjatë gjithë periudhës së vlefshme të garancionit.
 - Kohëzagjatja e këtij garancioni nuk përfshin kohëzgjatjen e garancionit të dhënë nga prodhuesi i produktit. Kohëzgjatja e këtij garancionit është e vlefshme nga data e blerjes së garancionit dhe vlenë deri në skadimin e periudhës kohore të dhënë të garancionit të blerë.
 
Produkti zëvendësohet apo shuma e parave kthehet vetëm me pranimin e çertifikatës së garancionit të blerë pasi që cilësia / dëmtimi i produktit është kontrolluar nga shitësi.
Garancioni nuk mbulon:
- Materiale të konsumueshme (bateri që mbushen, mbushës, poqa elektrik, qese të fshesës elektrike, etj).
 - Ndrrimin e produktit për shkak të ndryshimit estetik (gërvishtjen, zbehjen e ngjyrës) që nuk ndikojnë në funksionalitetin e produktit.
 - Zëvendësimi i paisjes së thyer ose prishur, si rezultat i ndikimeve të jashtme (zjarri, uji, rëra, insektet, etj).
 - Dëmtimet e shkaktuara si rezultat i mos përdorimit sipas udhëzimeve të produktit.
 - Zëvendësimi i pajisjeve të thyera si pasojë e mos ruajtjes të produktit në vende adekuate siç ceket në udhëzimet e produktit.
 - Montimin e pajisjeve
 
Per më shumë informata telefononi në: +383 244 644 91, ose në e-mail adresën: ndihme@studio-moderna.com
                            
                        

