Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tortë me bajame

Kur është fjala për bajamet, nuk ka mundësi të mosprovosh dhe këtë recetë torte.

Përbërësit:

  • 16 vezë 
  • 390 g sheqer 
  • 125 g bajame të bluara 
  • 120 g miell 
  • 2 qese sheqer vaniljeje 
  • 5 dl qumësht 
  • 1 margarinë 
  • 100 g bajame të copëtuara  

Përgatitja: 

Tundni tetë të bardhë të vezëve dhe ia shtoni 70 g miell. Tundni gjashtë të verdhë të vezëve me 180 g. sheqer, ia shtoni bajamet e bluara dhe në të e qitni masën e tetë të bardhëve të vezëve. Piqeni në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhurosur me miell për rreth 40 minuta në 180 gradë. Tortën e pjekur nxirreni nga tepsia, ftoheni dhe e preni përgjysmë. Për mbushje tundni 10 të verdhë të vezëve me sheqerin e mbetur, ia shtoni miellin e mbetur, sheqerin e vaniljes dhe 1 decilitër qumësht të ftohtë. Përziejeni derisa të fitoni një krem pa droçka, ndërsa e vloni pjesën tjetër të qumështit. Në qumështin e vluar i përzini të verdhët e vezëve të përgatitur dhe i zieni derisa mbushja të bëhet e dendur. Veçmas e tundni margarinën dhe ia shtoni mbushjes së ftohur. I lyeni petët, tërë tortën, lyejeni edhe në pjesën e jashtme, ndërsa zbukurojeni me bajame të copëtuara.