Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Role viçi me djathë

Shijioni kete recete duke pregatiture me enet nga qeramika Delimano per me shume shije

Përbërësit:

  • 12 feta mishi viçi shumë të holla 
  • 200 g djathë dhie i freskët 
  • një tufë majdanoz 
  • disa gjethe borziloku 
  • 1 thelb hudhër 
  • vaj ulliri, gjalpë
  • kripë, piper, sipas nevojës   



Përgatitja:
 

1. Majdanozin dhe borzilokun të larë e të tharë. I grijmë imët me dorë dhe më pas i përziejmë me pirun me djathin.  
2. Çdo fetë mishi e rrahim me rrahësin e mishit për t’i bërë sa më të holla. Mbushim secilën fetë me pak djathë, i rrotullojmë si role duke i mbyllur me një kruajtëse dhëmbësh.  
3. Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë, skuqim hudhrën, të cilën më pas e heqim kur të ketë marrë ngjyrë. Vëmë tani roletë e mishit dhe këto i skuqim me flakë jo shumë të lartë duke I rrotulluar nga të gjitha anët.