Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Qofte në salcë domateje

Preshtë lahen e grihën në rrathë. Hudhra qërohet e grihët imët. Domatet nëse janë të freskëta, qitën në ujë të valë dhe lihen të përvëlohen 2-3 minuta. Hiqen nga uji, shpëlahen më ujë të ftohtë, qërohen e prehën në copa të vogla.  

Përbërësit për 4-6 persona:

  • 500 gr mish i grirë 
  • 60 gr bukë bajate 
  • 1-2 qepë
  • 1 ve 
  • 2-3 lugë gjelle vaj 
  • 300 gr oriz 
  • 1 thelb hudhre 
  • 2 presh 
  • 1 kg domate (ose 1 dozë 425 ml) 
  • 2-3 lugë gjelle salcë domateje 
  • pipër i zi dhe i kuq 
  • kripë 
  • 1 dozë misër (425 gr)
  • majdanoz   


Përgatitja:

Buka qitet në një enë me pak ujë të ftohtë, dhe lihet të zbutët. Qeptë qërohen e grihën imët. Buka e zbutur hiqet nga uji, ndrydhët e qitet në mish, qitet edhe gjysma e qepëve të grira, veja e mëlmesa dhe, mishi përzihet mirë. Yndyra qitet mbi zjarr, nga mishi formohen qofte dhe qitën e fërgohen diku rreth 7-8 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, qoftet hiqen nga yndyra dhe lihen në një anë. Në një enë qitet ujë të valohet, qitet kripa e orizi dhe në temperaturë të ulët lihet të zihet 18 minuta, pastaj hiqet nga zjarri dhe derdhet në kulluese. Preshtë lahen e grihën në rrathë. Hudhra qërohet e grihët imët. Domatet nëse janë të freskëta, qitën në ujë të valë dhe lihen të përvëlohen 2-3 minuta. Hiqen nga uji, shpëlahen më ujë të ftohtë, qërohen e prehën në copa të vogla.