Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ide innovative për bërjen e turshive

Turshitë janë një mënyrë e përkryer e ruajtjes së pemëve dhe perimeve për ti shijuar në sezonin e dimrit – por ju me siguri nuk e keni ditur shumëllojshmërinë e frutave dhe perimeve që mund ti bëni turshi. A i keni turshitë përafërshisht të njejta çdo sezonë? Speca, kastraveca dhe ndoshta pak kompot? Këtë vit, ju mund të shtini turshi disa kombinime interesante që do të bëjnë dimrin tuaj një aventurë të vërtetë kuzhinierike. 

A i doni shijet ekzotike? Bëjeni turshi fikun!

Fiqat turshi janë ekzotik dhe tërheqës. Kështu ata do të ju gjinden në seciliën ndejë darke që ju do të bëni këtë dimër. Një kombinim interesant i uthullës balsamike dhe fiqave me siguri që do të ju bëjë përshtypje miqve tu dhe do të ju kujtojë ditët e ngrohta të verës.

Përbërësit:

  • 1 filxhan sheqer;
  • 2 filxhana ujë;
  • ¾ filxhan uthull balsamike;
  • 600 g fiqë të pjekur por të fortë.

Pregaditja:

  • Sterilizoni katër kavanoza nga 250 gramë dhe kapakët e tyre;
  • Kombinoni sheqer, ujë, uthull balsamike në një enë dhe vendosni në zjarr për ti valuar;
  • Përzijeni gjatë zierjes për ta shkrirë sheqerin;
  • Shtoni fiqët dhe përzijeni në temperaturë të ulët;
  • Pas rreth 10 minutash, vendosni fiqët në kavanoza të sterilizuar por ende të ngrohtë, dhe shtoni uthullën balsamike të nxehtë përmbi;
  • Mos i mbushni kavanozët deri në kulm, leni rreth 1.5cm hapsirë;
  • Vendosni kapakët në kavanoza dhe shtrëngoni fort;
  • Derdhni ujë në një enë të madhe dhe vendoseni mbi zjarr, vendosni një rrjetë metalike përmbi;
  • Vendosni kavanozët në rrjetën metalike në atë mënyrë që kapaku i kavanozit të jetë I mbuluar së paku nga disa centimetra me ujë;
  • Zieni për 15 minuta, pastaj largoni kavanozët dhe lejeni të ftohen;
  • Ruani kavanozët në një vend të ftoftë dhe të errët.

 

Domate Turshi – diçka pak më ndryshe

Domatet janë një zgjidhje perfekte për dimrin, por kjo recetë është dicka më e mirë se gjithçka që ju keni provuar. Në vend që të bëni sos domatesh, pasta, apo salsa, domatet turshi do të jenë perfekte me secilin vakt. Të shijshme, të lëngshme, të shkrihen në gojë!

Përbërësit:

  • 1 kg domate të vegjla;
  • 1.5 filxhana uthull të verës së kuqe;
  • 2 lugë kripë;
  • 1 filxhan sheqer;
  • Një copë e xhixherellës së imët të prerë;
  • 3 lugë erëza turshie.

Pregatitja:

  • Sterilizoni 3 kavanozë dhe kapakët e tyre;
  • Kombinojeni uthullën, kripën, sheqerin, xhinxherellën, dhe 1.5 filxhan ujë në një tengjere dhe vendosni për tu zier.
  • Vendosni një lugë erëza turshie në fund të secilit kavanoz të sterilizuar;
  • Qëroni domatet, pastaj me kujdes mbushni kavanozët duke pasur kujdes që mos ti ndrydhim;
  • Derdhni uthullën përmbi domate dhe lejeni rreth 1 centimetër hapsirë përmbi;
  • Hiqni krejt fluskat e ajrit nga kavanozët
  • Fshini rrathët, pastaj mbyllni kavanozët dhe lejeni në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta;
  • Largoni kavanozët prej ujit, lejeni të ftohen, pastaj ruani në një vend të freskët dhe të errët;
  • Prisni së paku 1 javë para se të filloni ti hani domatet turshi.