Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Filetë viçi me perime dhe salcë kërpudhash

Në një tenxhere vendosni karotën me kripën, vajin dhe gjalpin bashkë. Në temperaturë shumë të ulët me kapak lëreni karotën që të zbutet duke i hedhur pak ujë nëse duhet; kur të jetë zbutur, kalojeni në mikserin që prisni qepën që të bëhet pure.

Përbërësit:  

▪ 400 gr filetë viçi
▪ 1 copë spec i kuq (të prerë në kubikë)
▪ 1 copë spec jeshil (të prerë në kubikë)
▪ 1 copë spec i verdhë (të prerë në kubikë)
▪ 2 copë kungull (të vegjël)
▪ 1 copë patëllxhan
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 1 copë qepë (e freskët)
▪ 1/2 kokërr qepë (e thatë)
▪2 kokërr domate
▪ 10 gjethe borzilok
▪ 5 gr kripë
▪ 1 gr piper
▪ 50 gr gjalpë
▪ 50 ml vaj ulliri
▪ 10 gr kërpudha
▪ 1 gr piper (të shtypur trashë)
▪ 75 ml verë e kuqe
▪ 500 gr karotë
▪ 1 kokërr lëng limoni
▪ 30 ml kos
▪ 60 ml pana  

Përgatitja:  
Skuqni filetën në tigan me temperaturë të mesme; në një tjetër tigan skuqni qepët, patëllxhanin, specat, hudhrën e kungujt derisa të zbuten; në fund, pesë minuta përpara se të hiqni tiganin nga flaka vendosni domaten, kripën, piperin, borzilokun dhe lëreni mënjanë. Në një tenxhere vendosni karotën me kripën, vajin dhe gjalpin bashkë. Në temperaturë shumë të ulët me kapak lëreni karotën që të zbutet duke i hedhur pak ujë nëse duhet; kur të jetë zbutur, kalojeni në mikserin që prisni qepën që të bëhet pure.