Fakte mbi qershitë
Qershia i përket familjes Prunus dhe vlerat e saj ushqyese janë të larta. Qershitë në përgjithësi konsumohen në dy mënyra:
- si qershi të thara, të cilat janë të ngrira ose të konservuara që përdoren si salca, përbërës në ushqime të ndryshme etj, dhe
- si qershi të embla të cilat zakonisht konsumohen të freskëta dhe paraqesin llojin kryesor të këtij fruti.
Të mirat e qershive janë të panumërta, më poshtë kemi listuar faktet të cilat janë pjesë e pandashme të shëndetit tonë:
- Qershitë nuk kanë yndyrë, kolesterol apo natrium.
- Një gotë me qershi ka më pak se 90 kalori.
- E njejta gotë qershi ka 3 gram fibër që ndihmojnë tretjen, uljen e kolesterolit, kontrollon sheqerin në gjak dhe ndihmon në humbjen e peshës.
- Qershitë janë një burim i mirë i vitaminës C, me 16% të vlerës së rekomanduar në një gotë.
- Qershitë gjithashtu përmbajnë vitamin A, kalcium, proteinë dhe hekur.
- Kalciumi në qershi ruan mirë-funkisonimin e trupit dhe luan një rol kyq në muskuj, zemër, veshkë dhe në të gjitha neuronet. Një gotë qershi përmban 260 mg kalcium.
- Qershitë janë një nga top anti-oksidantët më të pasur ushqimor që mund të parandalojnë disa sëmundje kronike.
- Anticianinat në qershi ndihmojnë ruajtjen e balansimit të kalciumit dhe promovojnë shëndetin e eshtrave. Elementi kimik Boron mund të parandaloj osteoporozën.
- Zbulimet kanë treguar që konsumimi i qershive redukton dhimbjen dhe inflamacionin që vijnë si rezultat i semundjeve arthris dhe disa sëmundjeve tjera të eshtrave.
- Qershitë përmbajnë melatonin (që rregullon ciklin e gjumit) dhe mund të ndihmoj në lodhjen pas udhëtimit të gjatë dhe pagjumësisë.



