Efekti mente në trupin tuaj
Bima e famshme Mente ka ndikime positive tek tretja, humbja e peshës së tepërt, depresioni, lodhja fizike dhe kokëdhimbjet. Përdoret gjithashtu për trajtimin e astmes, ri-kthimin e kujtesës dhe problemet me lekurë.
Tregu i sotëm është përplot me produkte që kanë si lënd bazë menten si pastat e dhembëve, çamçakezët, bombonet, inhaluesit etj.
Ndihmon tretjen
Mente promovon tretjen e mirë edhe ndihmon stomakun në raste të inflamacioneve. Kur stomaku juaj është i sëmurë, një filxhan çaj mente është zgjidhja për ju. Gjithashtu, nëse jeni person që udhëtoni gjatë me aeroplan apo anije, vaji mente është ndihmesë e madhe për mundimet gjatë udhëtimit, apo mundimet e tjera të lëvizjes.
Aroma e bimës aktivizon gjëndrat e pështymës në gojën tuaj, si dhe gjëndrat që sekretojnë enzimat e tretjes, duke lehtësuar kështu tretjen. Këto atribute janë arsyeja pse mente përdoret gjerësisht në artet kuzhinore.
Trajton mundimet gjatë udhëtimeve & kokëdhimbjen
Gjethet e mentes, sidomos ato të freskëta të grimcuara, ju ndihmojnë të përballeni me neveritjen dhe dhimbjet e kokës. Aroma e fortë dhe freskuese e mentes është një ilaç i shpejtë dhe efektiv për ndjenjan e përzierjes&mundimit të organizmit. Balsamët me një bazë mente ose vaj esencial mente të cilët me një leckë përdoren në ballë dhe hundë, ju japin lehtësim të shpejtë në rast të ndonjë dhimbje koke. Kjo barishte është një substancë natyrale qetësuese që parandalon rritjen e inflamacionit dhe të temperaturës që shpesh shoqërohet me dhimbje koke dhe migrenë.
Parandalon çrregullimet e frymëmarrjes
Aroma e fortë e kësaj bime është shumë e efektshme në pastrimin e ngërçit të hundës, të fytit dhe të mushkërive, që jep lehtësim për çrregullimet e frymëmarrjes që shpesh rezultojnë nga astma dhe ftohjet e zakonshme. Ndërsa mente zbut fytin, hundën dhe kanalet e tjera të frymëmarrjes, ajo gjithashtu heq acarimin që shkakton kollitje kronike. Ndryshe nga inhalatorët që bazohen në aerosole, inhaluesit me mente si komponentë themelore kanë tendencë të jenë më efektiv dhe ekologjik.
Ndihmon ushqyerjen me gji
Për shumë gra, ushqyerja me gji është një pjesë e bukur e rritjes së fëmijës, por mund të ndikoj në gjinjtë dhe thithat tuaja. Studimet kanë treguar se vaji i mentes mund të zvogëloj çarjet e dhimbshme dhe dhimbjet që shpesh shoqërojnë dhënien e gjirit.
Largon depresionin dhe lodhjen fizike
Nëse jeni duke u ndjerë të inatosur, në depression apo thjeshtë të lodhur mente apo vaji esencial si stimulus natyral ju ndihmon. Mund të gëlltitet, të konsumohet në formë salceje ose të thithët si avull, dhe të gjitha këto teknika do t'ju japin përfitime shendetsore. Një mënyrë popullore për të marrë rezultate të mira, është të vendosni disa pika vaj esencial të mentes në jastëkun tuaj gjatë natës dhe do të shihni efektet në trupin dhe mendjen tuaj gjatë gjumit.
Ndalon humbjen e kujtesës
Një studim i kohëve të fundit zbuloi efektet që mente ka në trurin tuaj si rritjen e vigjilencës dhe ruajtjen e kujtesës. Ai zbuloi se njerëzit që shpesh përdorin çamçakëzat, në të cilat përbërësi kryesor aktiv është mente, kishin nivele më të larta të mbajtjes së kujtesës dhe vigjilencës mentale sesa ata që nuk përdorin çamçakëz.
Humbje peshe
Përveç të gjitha përfitimeve të tjera shëndetësore të mentes, ajo gjithashtu mund të ndihmoj në përpjekjet tuaja për të humbur peshë në një mënyrë të shëndetshme. Mente stimulon enzimat e tretjes që thithin lëndet ushqyese nga ushqimi dhe konsumojnë yndyrën dhe e kthejnë atë në energji të përdorshme. Prandaj, duke shtuar menten në dietën tuaj, po shpërbëni sasinë e yndyrës që konsumohet dhe vihet në përdorim, në vend që të ruhet dhe të kontribuoj në shtimin e peshës.
Kujdes oral
Meqenëse mente ka cilësi mikrobike dhe shpejt freskon frymën, shton shëndetin oral duke penguar rritjen bakteriale brenda gojës dhe duke pastruar gjuhën dhe dhëmbët. Sot, për të njëjtën arsye, mente është një nga elementët më të zakonshëm në pasta të dhëmbëve dhe produkte të tjera higjienike dentare.
Kundër alergjisë & Etheve të sojës
Alergjitë sezonale dhe ethet e sojës prekin miliona njerëz në mbarë botën. Ekstraktet nga gjethet e mentes kanë treguar që pengojnë lirimin e kimikateve të caktuara, të cilat acarojnë simptoma të rënda të hundës që shoqërohen me ethet e sojës dhe alergjitë sezonale.
Parandalon kancerin
Hulumtimet aktuale tregojnë se disa enzime që mund të gjenden në mente mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.
Pra, përfundimisht MENTE mund të përdoret në ushqime, në kozmetikë, në përgjithësi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë tonë.