Dita Nacionale e Çokollatës së Zezë
Sot është Dita e Çokollatës së zezë! Çokollata e zezë është çokollatë e përbërë nga likeri i kakaos, sheqeri, gjalpa dhe vanilla. Ky lloj i çokollatës nuk përmban asnjë lloji qumështi si çokollata me qumësht ose çokollata e bardhë. Sipas standarteve FDA, çokollata e zezë duhet të përmbaj të paktën 35% liker çokollate (një lëng jo-alkoolik i prodhuar nga kokërrat e kakaos).
Konsumimi i çokollatës së zezë përgjatë ditës është faktikisht shumë i mirë për ju. Të gjitha variacionet e çokollatës së zezë përmbajnë anti-oksidantë që ulin presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën tuaj.
Disa fakte përreth Çokollatës së zezë:
- Çokollata e zezë nuk përmban qumësht.
- Përdoret zakonisht për pregatitje të ëmbëlsirave të ndryshme.
- Dy herë më shumë femrat sesa meshkujt vdesin pas çokollatës së zezë.
- Çokollata e zezë ishte prodhuar për herë të parë nga Cadbury në Angli në vitin 1842.
- Fjala “Çokollatë” ka rrjedhur nga fjala Azteke xocolatl që domethënë ujë i hidhur.
Recetë embëlsire me çokollatë të zezë

Përbërësit:
- 8 pjesë çokollatë me gjalpë (të paktën 70 për qind kakao), të copëtuara rëndë
- 6 lugë gjalpë
- 2/3 filxhan miell
- 1/2 lugë çaji pecivë
- 1/4 lugë çaji kripë
- 2 vezë të mëdha
- 2 lugë çaji ekstrakt vanillë
- 1/2 filxhan sheqer
- 1 deri 2 lugë çaji pluhur kakao
Hapi 1
Ngrohni furrën deri në 175 °C. Lyeni një tepsi 20 cm me gjalpë. Shtrini miellin për ta mbuluar gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Hapi 2
Kombinoni çokollatën dhe gjalpën në pjesën e epërme të tenxherës ku edhe vendoset çokollata e zezë, dhe në pjesën e poshtme shtoni ujë të vluar. Perzieni herë pas here deri sa e gjithë çokollata të shkrihet. Pastaj largoni nga tenxherja dhe vendoseni diku të ftohet.
Hapi 3
Paralelisht duke pritur që të shkrihet çokollata shtoni pecivën, miellin dhe kripën në një ene. Përzieni mirë deri sa e gjithë masa të bëhët njësoj.
Hapi 4
Kombinoni vezët dhe vanill sheqerin në blender deri sa shkumon. Shtoni sheqerin dhe perzieni prapë në blender. Merrni përzierjen e çokollatës dhe derdhni në blender. Shtoni gjysmën e përzierjes se miellit dhe përzieni mire, dhe pastaj gjysmën tjetër dhe përzieni deri sa të homogjenizohet e gjithë përzierja.
Hapi 5
Derdhni përzierjen që keni fituar nga ekstraktuesi në tepsinë e parapregaditur. Pjekni për diku rreth 20 – 25 minuta, dhe herë pas here testoni se a është pjekur mjaftueshëm brendësia e embëlsirës. Kur pjeket lini në furrë edhe 10 minuta që të ftohet pak dhe pastaj vendosni në një pjatë. Ftohni embëlsirën komplet para se të servohet. Shperndajeni kakaon nëpër pjesën e epërme të tortës.
Përfundimisht, shijojeni!



