Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

8 fakte interesante rreth domates

Edhe pse shpesh njihet si perime, nga ana botanike domatja konisderohet frut, sepse zhvillohet në lule dhe përmban fara.

Por pak rëndësi ka a i thoni frut a perime, krahasuar me përmbatjten e saj. Domatja njihet si burim i pasur i plot vlerave ushqyese, sidomos e vitaminës C. Domatja ka edhe dobi të tjera, e po ashtu ka plot gjëra interesante që mund t'i mësoni rreth saj.

Sot ju ftojmë t’i mësoni 8 prej tyre!

  1. 94.5 % e peshës së domates përbëhet nga uji. 
  2. Domatja ka dobi të shumta shëndetësore. Mund ta ulë rrezikun e kancerit, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, ulë tensionin e lartë, rregullon nivelin e gjakut, trajton inflamacionin, ka plot minerale dhe vitamina, etj.
  3. Edhe pse shpesh njihet si perime, nga ana botanike domatja konisderohet frut, sepse zhvillohet në lule dhe përmban fara.
  4. Sa më shumë që i mbani në frigorifer domatet, aq më shumë e humbin shijen dhe cilësinë.
  5. Konsiderohet se ekzistojnë mijëra lloje të domateve.
  6. Në shekullin 19, domatja quhej “Molla e dashurisë” në Francë, dhe “Molla e Parajsës” në Gjermani.
  7. Domatet mund ta humbin shpejt vitaminën C nëse kanë kontakt me diellin (pasi t’i keni këputur nga kopshti).
  8. Domatja konsumohet shumë në Amerikë. Konsiderohet se amerikanët marrin vitamina nga domatja më shumë se nga çdo frut tjetër.

Burimi: Vegetable Facts