Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

6 receta smoothie per bark te sheshet

Në rast se keni një mikser (blender) në shtëpinë tuaj, nuk ka mënyrë më të mirë dhe të shpejtë për ti konsumuar të gjitha vitaminat, mineralet etj, vetëm me anë të një gote kremi sipas dëshirës tuaj.  Ja recetat e disa prej smoothies më të mira për të rënë në peshë por nga ana tjetër mos të hiqni dorë nga elementet ushqyes të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.

Përziejini elementët e çdo recete duke nisur nga ato më te lëngshmet deri tek ato përbërës më të fortë. Kjo për shkak se nuk duhet të dëmtoni thikat prerëse të mikserit tuaj me ushqimet e fortë. Sipas dëshirës, mund ti shtoni akull apo ti ruani në frigorifer për disa ditë. 

Në rast se keni një mikser (blender) në shtëpinë tuaj, nuk ka mënyrë më të mirë dhe të shpejtë për ti konsumuar të gjitha vitaminat, mineralet etj, vetëm me anë të një gote kremi sipas dëshirës tuaj.   

Ja recetat e disa prej smoothies më të mira për të rënë në peshë por nga ana tjetër mos të hiqni dorë nga elementet ushqyes të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.

Përziejini elementët e çdo recete duke nisur nga ato më te lëngshmet deri tek ato përbërës më të fortë. Kjo për shkak se nuk duhet të dëmtoni thikat prerëse të mikserit tuaj me ushqimet e fortë. Sipas dëshirës, mund ti shtoni akull apo ti ruani në frigorifer për disa ditë. 

1. Gjalpë kikirikut dhe banane

  • Gjysmë gote qumësht
  • Gjysmë gote kos 
  • 2 lugë gjalpë kikiriku
  • Një banane
  • 1 lugë mjaltë
  • 2 kuba akulli   


2. Kos me vanilje dhe manaferra

  • 1 gotë të vogël qumësht 
  • Një filxhan kos me vanilje 
  • 1 filxhan manaferra 
  • 1 filxhan me akull dhe manaferra te ngrira   


3. Pjeshkë dhe qumësht

  • 1 filxhan qumësht 
  • 2 pjeshka të ngrira të prera në copa 
  • Pak mjaltë 
  • Mund ti shtoni pak mente për aromë   


4. Limon portokall dhe qitro

  • 1 gotë kos  
  • Dy lugë çaji lëng limoni 
  • 1 kokërr të madhe portokalli ose qitroje të prera në copa 
  • Dy kuba akulli 
  • Pak mjaltë   


5. Mollë dhe kos

  • Gjysmë filxhani qumësht 
  • 1 filxhan kos me aromë vaniljeje 
  • Dy mollë mesatarë të qëruara dhe prerë në copa 
  • Dy kuba akulli 


6. Luleshtrydhe dhe qumësht

  • 1 filxhan qumësht  
  • 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira 
  • Pak mjaltë   


Porosit tani Blenderi NUTRIBULLET me keste