Green Planet

Të dizajnuara për ata që e duan gatimin dhe natyrën.

Pasuroje kuzhinën, mbroje planetin

Të riciklueshme, të qëndrueshme dhe eko-miqësore, janë disa nga fjalët me të cilët mund t’i përshkruajmë më së miri enët Green Planet nga Delimano. Për t’i krijuar këto enë, ne u frymëzuam thellësisht nga teknologjia e gjelbër, riciklimi, ripërdorimi dhe reduktimi. Baza e çdo ene Green Planet është e punuar nga alumini 100% i ricikluar. Dorezat janë punuar me lëndë të para natyrale dhe matariale të rigjeneruara nga ripërdorimi i prodhimit të brendshëm të enëve të gatimit. Po ashtu, paketimi i enëve është bërë me letër të ricikluar dhe të biodegradueshme. Me këto enë, Delimano e çon gatimin në një tjetër nivel! Tash mund ta shijoni më shumë kohën në kuzhinë, duke e ditur se po gatuani me enë eko-miqësore.

Shiko më shumë
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Le të shohim çka kanë brenda

Me qëllim që të krijojmë enë sa më të qëndrueshme, me kujdes kemi zgjedhur materiale eko-miqësore dhe i kemi gërshetuar me tekonologjinë moderne. Në këtë mënyrë, ju do të gatuani si një profesionist dhe do të kontribuoni në mbrojtjen e planetit.

  1. Shtresa e sipërme: veshje premium me efekt guri
  2. Shtresa e mesme: veshje pjesërisht e përforcuar
  3. Shtresa e poshtme: veshje shumë e përforcuar me pluhur diamanti
  4. Alumin 100% i ricikluar
  • Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
  • Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
  • Deri në 2.5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
  • Të punuara nga alumini 100% i ricikluar

Krahasuar me veshjet e enëve komerciale.*

Kontribuo për planetin edhe nga kuzhina

Po jetojmë në një kohë kur ndikimi i ndryshimeve klimatike po rritet e po bëhet më i dukshëm. Prandaj është e rëndësishme të vetëdijesohemi për rëndësinë e mjedisit. Ideja jonë është e thjeshtë, por e dobishme: ne besojmë në 3 procese eko-miqësore:

  • 1. Riciklim

    Sigurohuni që të përdorni materiale të ricikluara – në këtë rast, ne po përdorim vetëm alumin 100% të ricikluar, pa përjashtim.

  • 2. Ripërdorim

    Dorezat janë punuar me lëndë të para natyrale dhe matariale të rigjeneruara nga ripërdorimi i prodhimit të brendshëm të enëve të gatimit.

  • 3. Reduktim

    Sigurohuni që ta zvogëloni përdorimin e burimeve – paketimi është bërë me letër të ricikluar dhe të biodegradueshme.

Mbroje planetin me linjën Green Planet

Ne duam ta bëjmë ndryshimin

Delimano nuk është vetëm një brend që synon të prodhojë enë cilësore për gatime të shijshme e të shëndetshme. Ne duam të kontribuojmë edhe për një planet të gjelbër. Prandaj kemi vendosur ta përkrahim fondacionin ”One Tree planted”, një organizatë jo-fitim prurëse, me fokus në ripyllëzimin global.

Së bashku, ne planifikojmë t’i mbjellim deri në 10,000 drunj deri më 22.4.2021. Na ndihmo ta arrijmë këtë qëllim, duke blerë enët Green Planet!

Delimano dhe fondacioni "One Three planted" arritën të mbjellin

100 DRUNJ

Qëllimi ynë është të mbjellim 10.000 drunj deri më 22.4.2021. Pasi të kultivohen, këta drunj mund të:
  • Prodhojnë brenda sezonës aq oksigjen sa thithin 100,000 njerëz për një vit.*
  • Thithin mbi 215,000 kg dioksid karboni për vit.**
  • Prodhojnë mjaftueshëm oksigjen për mbi 5,000 familje katër anëtarëshe.***

*Burimi: https://www.sciencefocus.com/planet-earth/how-many-trees-does-it-take-to-produce-oxygen-for-one-person/
**Burimi: https://www.savatree.com/tree-facts.html
*** Burimi: https://onetreeplanted.org/pages/tree-facts

Mbroje planetin me linjën Green Planet
 

 

543 1560 1902 2005 2950 3452 4501 4922 5420 5974 6557 7920 8890 10000