Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 70 Dyqanet tona

Set i enëve Titanium Legend Maestro

Në gjendje Modeli: 1000232351 Kodi: 110078263

Kompletoni kuzhinën tuaj me një set enësh që ju duhen për gatime të përditshme, dhe për më tepër, ju mundësojnë të kurseni kohë dhe energji. Enët e setit Maestro kanë veshje shumështresore QuanTanium®, që nuk lejojnë ushqimin të ngjitet. Andaj ju mund të krijoni gatime me shumë shije por me pak yndyrë. Seti përmban: tigan fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe kapak 26cm.

149,90 

Përfshirë TVSH-në

Përshkrimi

Kompletoni kuzhinën

tuaj

Seti Maestro është dizajnuar për gatime

të përditshme, andaj edhe enët karakterizohen me qëndrueshmëri të gjatë. Që nga omleti i mëngjesit, deri

te gjella e tavat speciale, këto enë janë zgjidhja juaj.

Seti Maestro përmban: tigan

fërgimi 20cm, tenxhere 26cm, tepsi 26cm dhe

kapak 26cm që mund të përdoret me tenxheren dhe tepsinë.

Set Titanium Legend Maestro — gatim në pllakë

Tepsi Titanium Legend Maestro

Enë cilësore për

ushqime cilësore

Enët Titanium Legend ju mundësojnë t’i

përgatisni recetat e preferuara, përsëri e përsëri. Shija autentike e ushqimeve është e

garantuar, falë bërthamës çelik karbon, që siguron shpërndarje të barabartë të nxehtësisë dhe veshjes

tri-shtresore me grimca titani, e cila e bën enën të fortë dhe rezistente.

Shtresa e sipërme me material smalti, i jep

enëve pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke i bërë jashtëzakonisht tërheqëse vizualisht. Ju

mund t’i përdorni këto enë për fërgim, pjekje dhe servim.

Ngrohje 2 herë më e shpejtë

Enët Titanium Legend ngrohin 2 herë më shpejt se enët e gatimit prej alumini, andaj edhe gatimi do të kryhet më shpejtë.¹

−50%

Konsum më i ulët i energjisë

Enët e gatimit prej çelik karbonit ngrohen më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruajnë nxehtësinë më gjatë dhe përdorin deri në 50%² më pak energji në pllakën e gatimit me induksion.

Më pak yndyrë

Përgatisni ushqime me më pak vaj. Pra, ushqeheni shëndetshëm dhe kurseni vaj.

230°C

Nga pllakat në furrë

Mund të përdoret për pjekje në furrë deri në 230°C, falë dorezës prej çeliku inox.

●●●

E përshtatshme për të gjitha pllakat

Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat.

ES

Prodhuar në Spanjë

Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit.

Kombinimi perfekt i

materialeve moderne dhe tradicionale

Enët Titanium Legend Maestro përbëhen prej dy

materialeve me cilësi të lartë:

  • Çelik karboni me smalt është material isigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin paraardhësit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material

    ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe ruan nxehtësinë për një kohë

    më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit

    dhe pamje më tërheqëse.

  • Veshja shumë-shtresore QuanTanium® mebazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe

    lëshimit të lagështisë. Kjo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë

    jo-ngjitëse për vite me radhë.

Si është punuar

veshja e enëve Titanium Legend?

  • 1Veshje smalti — për ta mbrojturnga korrozioni dhe njollat.
  • 2Bazë prej çelik karboni — përnxehtësi optimale dhe të barabartë.
  • 3Shtresa e parë — e përforcuarme grimca titani.
  • 4Shtresa e mesme — me veshjepërforcuese shtesë.
  • 5Shtresa e sipërme — me veshjeme cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse.
Shtresat e veshjes Titanium Legend

Tigan Titanium Legend Maestro — omletë

Forcë natyrore për

performancë të jashtëzakonshme

Titani njihet për vetitë cilësore:

anti-korrozion, i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tigan kaq unik, me

veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj.

Një surprizë poshtë

enëve

Secila enë ka një recetë në pjesën e

poshtme, që mund t’ju hyjë në punë kur s’keni ide çka të gatuani. Enët po ashtu kanë doreza prej çeliku

inox – perfekte kur keni receta apo ushqime që duhet t’i piqni në furrë.

Enët mund të lahen në enëlarëse apo me dorë,

duke përdorur ujë të ngrohtë dhe detergjent për enë.

Enët Titanium Legend në enëlarëse

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme