Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 70 Dyqanet tona

Tigan Titanium Legend

Jashtë stokut Kodi: 1000229671

Ky tigan është punuar nga dy materiale shumë cilësore – kombinimi smalt, karbon dhe çelik si dhe veshje PPG Quantanium™ me grimca titani. Ka veti të shkëlqyera anti-ngjitje dhe anti-gërvishtëse, andaj ju siguron fërgesa të këndshme me pak vaj. Mund të përdoret në të gjitha pllakat e gatimit, e madje edhe në furrë deri në 230°C, falë dorëzës prej çeliku inox. Mund të lahet në enëlarëse. Në dispozicion në madhësitë: 24 dhe 28cm.

44,90 

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Përshkrimi

Më pak yndyrë

Fërgoni ushqimet vetëm me një pikë vaj.

Më pak energji

Tigani prej karbon çeliku ngrohet më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruan nxehtësinë më gjatë dhe ka deri në 90%* konsum më të ulët të energjisë në pllaka me induksion.

Përdoret edhe në furrë

Mund të përdoret për gatim edhe në furrë deri në 230°C, falë dorëzës prej çeliku inox.

Gatim në temperatura të ulëta

Për rezultate më të mira dhe qëndrueshmëri të produktit, gatuani në temperaturë të ulët dhe mesatare.

Prodhuar në Spanjë

Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit.

I përshtatshëm për të gjitha pllakat

Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat.

Tigani perfekt dhe i nevojshëm për çdo kuzhinë

Me një veshje jashtëzakonisht jo-ngjitëse, konstrukt shumë të fortë dhe dorezë prej çeliku inox, ky tigan do jetë ndihmësi juaj kryesor për gatime të përditshme në kuzhinë. Fërgoni mish të kuq, mish peshku, file pule, perime, omleta dhe jo vetëm – të gjitha këto me pak vaj. Kjo enë kuzhine jo vetëm që ju mundëson gatim më praktik, por edhe më të shëndetshëm.

Tigan Titanium Legend — familje në kuzhinë

Tigan Titanium Legend — kuzhinier duke gatuar

Funksional dhe elegant

Çkado që përgatitni në këtë tigan fërgimi, do të mbajë shije autentike, falë bërthamës çelik karboni, e cila mundëson shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, dhe veshjes tri-shtresore, të përforcuar me grimca titani, për më shumë fuqi dhe rezistencë. Shtresa e sipërme me material smalti, i jep tiganit pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke e bërë jashtëzakonisht tërheqës vizualisht. Në dispozicion në dy madhësi: 24cm dhe 28cm.

Kombinimi perfekt i materialeve moderne dhe tradicionale

Tigani Titanium Legend përbëhet prej dy materialeve me cilësi të lartë:

  • Çelik karboni me smalt është material i sigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin gjyshërit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe e ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe pamje më tërheqëse.
  • Veshja shumështresore QuanTanium® me bazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe lëshimit të lagështisë. Kjo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë jo-ngjitëse për vite me radhë.

Si është punuar veshja e tiganit Titanium Legend?

  • 1Veshje smalti — për ta mbrojtur nga korrozioni dhe njollat.
  • 2Bazë prej çelik karboni — për nxehtësi optimale dhe të barabartë.
  • 3Shtresa e parë — e përforcuar me grimca titani.
  • 4Shtresa e mesme — me veshje përforcuese shtesë.
  • 5Shtresa e sipërme — me veshje me cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse.

Tigan Titanium Legend — diagrami i shtresave

Tigan Titanium Legend — omletë në pllakë

Forcë natyrore për performancë të jashtëzakonshme

Titani njihet për vetitë cilësore: anti-korrozion, i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tigan kaq unik, me veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj.

Një surprizë poshtë tiganit!

Në pjesën e poshtme të tiganit, ne kemi shtuar recetat tona të preferuara për omletë dhe biftek, në mënyrë që t’i keni afër çdo herë kur gatuani. Anëtarët e familjes do t’i adhurojnë! Pasi të keni kryer punë, mund ta lani me dorë apo në enëlarëse!

Tigan Titanium Legend — receta në fund dhe enëlarëse

*Krahasuar me tiganin prej alumini me fund ferromagnetik (krahasimi është bërë në nivelin e fuqisë 7 të pllakës me induksion).

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Tigan për salca Stone Legend Classic Delimano -50%
Tigan për salca Stone Legend Classic Delimano
Nga 29,90  14,95 
Club5*:  12,71  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 17,19  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
1920x1440 delimano classic stainless steel -50%
Tigan Skare Inox 26 cm
Nga 59,90  29,95 
Më shumë
Tigan për pallaqinka Stone Legend Classic -50%
Tigan për pallaqinka Stone Legend Classic
Nga 29,90  14,95 
Club5*:  12,71  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 17,19  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Starter Set Stone Legend Classic -50%
Starter Set Stone Legend Classic
Nga 59,90  29,95 
Club5*:  25,46  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 34,44  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Tigan për salca Eterna Legend Delimano Delimano -50%
Tigan për salca Eterna Legend Delimano Delimano
Nga 39,90  19,95 
Club5*:  16,96  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 22,94  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë