Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
Zbritjet më të mëdha të vitit vlejnë edhe:
[banner_timer]
 

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5*

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5* - Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

 
[banner_timer]
 

Atlete Fit Mesh Walkmaxx

Photo
Video
Outlet

Shtoni ngjyrat pranverore garderobës suaj, me atletet Fit Mesh! Këto atlete të bukura që bien në sy, përshtaten në mënyrë të përsosur thuajse me çdo veshje. Në të njejtën kohë, i ofrojnë këmbëve tuaja përkëdheljen që e meritojnë. Atletet kanë shuallin e lakuar Walkmaxx, i cili shton aktivizimin e muskujve gjatë ecjes. Në dispozicion në dy ngjyra: të kaltër & turkiz.

Atlete Fit Mesh Walkmaxx

Çmimi i rregullt: 39,90 €


Çmimi special: 13,97 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Shtoni ngjyrat pranverore garderobës suaj, me atletet Fit Mesh! Këto atlete të bukura që bien në sy, përshtaten në mënyrë të përsosur thuajse me çdo veshje. Në të njejtën kohë, i ofrojnë këmbëve tuaja përkëdheljen që e meritojnë. Atletet kanë shuallin e lakuar Walkmaxx, i cili shton aktivizimin e muskujve gjatë ecjes. Në dispozicion në dy ngjyra: të kaltër & turkiz.

Më shumë
Përshkrimi

Bëhu gati për pranverë me këto atlete të lehta dhe të bukura

A jeni një person që doni të dukeni me stil kudo që shkoni? Dhe në të njejtën kohë të ndiheni rehat? Ne kemi këpucët e përsosura për ju, të cilat i përmbajnë këto cilësi. Atletet sportive Fit Mesh kombinojnë stilin dhe rehatinë në çdo hap që bëni.

Dizajn unisex dhe ngjyra mbresëlënëse

Nëse ju pëlqejnë ngjyrat e theksuara, përsëri – këto janë atletet e duhura për ju. Atletet Fit Mesh vijnë në dy kombinime ngjyrash të theksuara dhe të bukura:

  • Kombinimi turkiz dhe koral thekson stilin dhe natyrën tuaj energjike, në të njejtën kohë përshtatet me veshjet tuaja pranverore.
  • Kombinimi kaltër dhe hiri gërshetohet bukur si me kombinimet minimale, ashtu edhe ngjyrat më të gjalla.

Atlete me rrjetë, për më shumë freski edhe pas shumë orësh

Atletet Fit Mesh janë të pasura me një rrjetë të hollë, e cila ndihmon në largimin e lagështisë së tepërt nga këpucët. Çdo këmbë djersitet – për këtë arsye brenda secilës këpucë mund të krijohet lagështi, sidomos nëse i keni pasur mbathur tërë ditën. Por rrjeta e shtuar liron lagështinë e tepërt, duke mundësuar që këmbët tuaja të qëndrojnë të freskëta.

 

Shualli i famshëm Walkmaxx

Këpucët Walkmaxx shkojnë përtej të bukurës dhe rehatisë – karakteristika më e mirë e këtyre atleteve është shualli i lakuar. Shualli orgjinal Walkmaxx është dizajnuar dhe krijuar në Gjermani, pas shumë vite kërkimesh. Si rezultat, ky shuall:

  • Shton aktivizimin e muskujve, duke ju bërë të ndiheni më mirë dhe më në formë;
  • Ndihmon që pesha e trupit të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe absorbon më mirë goditjet;
  • Ndihmon në përmirësimin e qëndrimit, duke liruar presionin nga nyjet. Kjo ju ndihmon ta shmangni djersitjen dhe dhimbjen e këmbëve.

Pikat e zvogëluara të presionit ju japin ndjesinë sikur po ecni zbathur në rërë. Në këtë mënyrë, atletet ju sigurojnë hapa më të shëndetshëm dhe më të rehatshëm.

 

 

Struktura e këpucëve

  1. Pjesa e sipërme: PU + rrjetë PU
  2. Astari: material
  3. Shtroja: sfungjer memory
  4. Shtroja e mesme: EVA
  5. Shtroja e poshtme: TPR

Përzgjedhja e materialeve të lartpërmendura dhe shtrojës EVA, i bën këto këpucë super të rehatshme:

  1. Materiali i sipërm elastik, për rehati të plotë;
  2. Shtrojë egjerë me shuall të lakuar, që siguron rehati dhe qëndrueshmëri në çdo hap.

Struktura me peshë të lehtë siguron hapa të lehtë po ashtu, duke ju mundësuar të qëndroni aktivë për një kohë më të gjatë.

 

Numrat dhe ngjyrat

  • Ngjyra turkiz është në dispozicion në numrat 36-42
  • Ngjyra kaltër/hiri është në dispozicion në numrat 36-46
Informata shtesë

Si ta masni madhësinë e këmbës

Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Ëalkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.

Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.

  • 1
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 1

    Shenjëzoni formën e këmbës

    Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.

  • 2
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 2

    Masni gjatësinë dhe gjerësinë

    1. Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
    2. Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.

    Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.

  • 3
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 3

    Gjeni përshtatjen perfekte

    Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.

    Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.

Masat për atletet Fit Mesh

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Gjerësia e këmbës

(cm)

36 23,5 8,1
37 24,1 8,2
38 24,8 8,4
39 25,5 8,6
40 26,1 8,7
41 26,8 8,9
42 27,5 9,1
43 28,1 9,2
44 28,8 9,4
45 29,5 9,6
46 30,1 9,7
Specifikat Teknike
Linja Walkmaxx Fit
Madhësitë e disponueshme 36-46
Materiali : i brendshëm EVA, fabric, material memorues
Materiali : i jashtëm TPR
Materiali: i sipërfaqes (në mbathje) mesh PU, PU
Ngjyrat e disponueshme grey/blue, turquoise

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Rri n'shpi, blej sigurt online