Tigan Titanium Legend për salca
Keni nevojë të fërgoni apo gatuani perime, oriz, pasta ose një sos shtëpie? Tigani i thellë Titanium Legend është ena që ju duhet! Falë materialeve cilësore karbon çelik dhe veshjes PPG Quantanium™, tigani është shumë i qëndrueshëm dhe ka veshje jo-ngjitëse. Në këtë mënyrë, ruan lëngjet dhe shijen e ushqimit, ju mundëson fërgesa me pak vaj dhe pastrohet lehtë. Falë dorezës çelik inox, mund ta ngritni lehtë, edhe kur është plot. Diametri: 16cm, lartësia: 7.3cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Keni nevojë të fërgoni apo gatuani perime, oriz, pasta ose një sos shtëpie? Tigani i thellë Titanium Legend është ena që ju duhet! Falë materialeve cilësore karbon çelik dhe veshjes PPG Quantanium™, tigani është shumë i qëndrueshëm dhe ka veshje jo-ngjitëse. Në këtë mënyrë, ruan lëngjet dhe shijen e ushqimit, ju mundëson fërgesa me pak vaj dhe pastrohet lehtë. Falë dorezës çelik inox, mund ta ngritni lehtë, edhe kur është plot. Diametri: 16cm, lartësia: 7.3cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
-
Më pak yndyrë
Fërgoni ushqimet vetëm me një pikë vaj.
-
Më pak energji
Tigani prej karbon çeliku ngrohet më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruan nxehtësinë më gjatë dhe ka deri në 90%* konsum më të ulët të energjisë në pllaka me induksion.
-
Përdoret edhe në furrë
Mund të përdoret për gatim edhe në furrë deri në 230°C, falë dorëzës prej çeliku inox.
-
Gatim në temperatura të ulëta
Për rezultate më të mira dhe qëndrueshmëri të produktit, gatuani në temperaturë të ulët dhe mesatare.
-
Prodhuar në Spanjë
Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit.
-
I përshtatshëm për të gjitha pllakat
Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat.
Gatuani salca të shijshme shpejt dhe lehtë
Ky tigan është një yll kuzhine për gatime të përditshme! Mund ta përdorni për të gatuar salca të ndryshme, për të ngrohur supë, për të përgatitur ushqim për bebe dhe jo vetëm. Falë ndërtimit special, nxehtësia shpërndahet në mënyrë të barabartë, në mënyrë që edhe ushqimet të gathuen më shpejt dhe të kenë më shumë shije.. Është koha të gatuani salcë domatesh, salcë curry, puding dhe shujta të tjera, pa u brengosur se do të ngjiten apo digjen.
Funksional dhe elegant
Çkado që përgatitni në këtë tigan fërgimi, do të mbajë shije autentike, falë bërthamës çelik karboni, e cila mundëson shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, dhe veshjes tri-shtresore, të përforcuar me grimca titani, për më shumë fuqi dhe rezistencë.
Shtresa e sipërme me material smalti, i jep tiganit pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke e bërë jashtëzakonisht tërheqës vizualisht. Diametri: 16cm, lartësia:7.3cm.
Kombinimi perfekt i materialeve moderne dhe tradicionale
Tigani Titanium Legend përbëhet prej dy materialeve me cilësi të lartë:
- Çelik karboni me smalt është material Ii sigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin gjyshërit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe e ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe pamje më tërheqëse.
- Veshja shumështresore QuanTanium® me bazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe lëshimit të lagështisë. KJo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë jo-ngjitëse për vite me radhë.
Si është punuar veshja e tiganit Titanium Legend?
-
Veshje smalti
për ta mbrojtur nga korrozioni dhe njollat.
-
Bazë prej çelik karboni
për nxehtësi optimale dhe të barabartë.
-
Shtresa e parë
e përforcuar me grimca titani.
-
Shtresa e mesme
me veshje përforcuese shtesë.
-
Shtresa e sipërme
me veshje me cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse.
12345Forcë natyrore për performancë të jashtëzakonshme
Titani njihet për vetitë cilësore: anti-korrozion, i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tigan kaq unik, me veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj.
Një surprizë poshtë tiganit!
Në pjesën e poshtme të tiganit, ne kemi shtuar recetën tonë të preferuar për salcë domatesh, në mënyrë që ta keni afër çdo herë kur ju duhet!
Pasi të keni kryer punë, mund ta lani me dorë apo në enëlarëse!
*Krahasuar me tiganin prej alumini me fund ferromagnetik (krahasimi është bërë në nivelin e fuqisë 7 të pllakës me induksion).
-
- Informata shtesë
-
Ne mendojmë për mjedisin!
Niveli i konsumit të ujit për prodhimin e enëve tona është 80% më pak se në vitin 2018 dhe 70% e paketimit përbëhet prej materialeve të ricikluara. Bërthama çelik karbon dhe veshja 3-shtresore me janë punuar pa PFOA. Prodhimi lokal në Spanjë zvogëlon gjurmën e karbonit.
Specifikat teknike
- Diameteri: 16 cm
- Trashësia: 1.5 mm
- Lartësia: 7.3 cm
- I përshtatshëm për të gjitha pllakat, edhe ato me induksion
- Mund të përdoret në furrë, deri në 230°C
- Mund të lahet në enëlarëse
- Materiale jo-toksike, pa PFOA