Tigan Desire

Ky tigan prej alumini të ricikluar ka një veshje cilësore, andaj është i përsosur për të fërguar vezë në sy, omletë, pallaqinka e plot ushqime tjera. Ju madje mund ta piqni omletën në furrë, meqë tigani i reziston temperaturës deri në 220°C. Mund të përdoret në gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Në dispozicion 24 dhe 28cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Ky tigan prej alumini të ricikluar ka një veshje cilësore, andaj është i përsosur për të fërguar vezë në sy, omletë, pallaqinka e plot ushqime tjera. Ju madje mund ta piqni omletën në furrë, meqë tigani i reziston temperaturës deri në 220°C. Mund të përdoret në gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Në dispozicion 24 dhe 28cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Tigan cilësor dhe eko-miqësor
Ky tigan është i përkryer për të përgatitur shujta mëngjesore të shijshme, por edhe ushqime për vakte tjera. Për më tepër, është prodhuar përmes një procesi më eko-miqësor, krahasuar me tiganët e zakonshëm, dhe rezultati është një tigan super cilësor me veshje jo-ngjitëse.
Përgatisni vezë në sy, omleta, fërgoni file pule apo mish për hamburger, e madje mund të përgatisni edhe salca për ushqimet e preferuara. Tigani pastrohet lehtë dhe është në dispozicion në dy dimensione: 24cm (1.8l) dhe 28cm (2.7l).
Baza: Alumin i ricikluar* për shpërndarje më të barabartë të nxehtësisë
Baza e tiganit Desire është punuar nga alumini i ricikluar*, një shpërndarës i shkëlqyer i nxehtësisë. Alumini siguron që nxehtësia të shpërndahet shpejt dhe në mënyrë të barabartë, në mënyrë që tigani të ngrohet në të gjitha pikat dhe ushqimi të fërgohet si duhet.
Pos që është shumë i qëndrueshëm, alumini nuk ndryshket dhe është i lehtë, andaj edhe ua lehtëson punën në kuzhinë.
Alumini i ricikluar kursen 95% të energjisë
Alumini i ricikluar (i bërë nga teneqet, biçikletat, veturat, etj.) kursen 95% të energjisë së kërkuar për prodhimin e aluminit të pastër, të nxjerrë nga boksiti. Ne prodhuam këto enë nga një aliazh alumini i përzgjedhur me kujdes, për të krijuar enë sa më të qëndrueshme.
Veshje shumë cilësore
Asnjë tigan fërgimi nuk mund të jetë i kompletuar nëse nuk ka veshje jo-ngjitëse – ideale për t’ju siguruar gatim dhe pastrim më të lehtë.
Linja Desire përmban veshje Eclipse HP, një veshje ekstra e trashë me bazë uji, e cila është shumë e qëndrueshme. Kjo veshje përbëhet prej 4 shtresave:
- Alumin i ricikluar me shpërthim rëre, për të siguruar më shumë qëndrueshmëri.
- Shtresa bazë është për trashësi shtesë dhe fortësi të jashtëzakonshme.
- Shtresa e mesme është e përforcuar me grimca minerale shumë të forta.
- Shtresa e parë është dizajnuar që ta bëjë veshjen më rezistente.
- Shtresa e dytë garanton performancë të qëndrueshme jo-ngjitëse dhe përçueshmëri të mirë termike me sipërfaqen 3D, e cila rrit zonën e nxehtësisë.
- Doreza bakeli, mund t’i rezistojë furrës deri në 220°C.
Veshja Eclipse HB është e qëndrueshme edhe nëse përdoren vegla metalike. Pasi të keni përfunduar me gatimin e ushqimeve të preferuara, enën mund ta lani në enëlarëse.
123456I përshtatshëm për të gjitha pllakat dhe i sigurtë për t’u përdorur në furrë
Tigani Desire mund të përdoret në të gjitha pllakat për gatim, përfshirë ato me induksion. Po ashtu, mund të përdoret edhe në furrë deri në temperaturë 220°C.
Cilësi dhe qëndrueshmëri
Ena Desire do të jetë pjesë e kuzhinës suaj për një kohë shumë të gjatë. Baza është e punuar nga alumini i ricikluar*, vjen me paketim të riciklueshëm dhe biodegradueshëm, si dhe ka doreza bakeliti.
Detajet teknike
Tigani 24cm
- Trashësia e mureve të enës: 2,8mm
- Trashësia e pjesës së poshtme: 4,0mm
- Lartësia e mureve: 4,5cm
- Kapaciteti: 1,8l
Tigani 28cm
- Trashësia e mureve të enës: 2,8mm
- Trashësia e pjesës së poshtme: 4,0mm
- Lartësia e mureve: 4,9cm
- Kapaciteti: 2,7l
*Tenxherja dhe tava rrumbullake janë punuar 100% nga alumini, kurse tiganët nga alumini 50% i ricikluar.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 24 cm; 28 cm Kapaciteti 1,8 l; 2,7 l Materiale Bazë aluminium Mund të lahet në enëlarëse Po Rezistenca ndaj nxehtësisë 220°C Tipi i stufës ceran, elektro, gaz, induksion