Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Termos Hot&Cold Brava

Photo
Video

Shijoni pije të ngrohta ose të ftohta kudo që shkoni, me termosin Hot&Cold nga Brava! Ky termos i mban pijet ngrohtë deri në 24 orë, kurse gjatë motit të nxehtë i mban ftohtë deri në 6 orë. Pra, është i përshtatshëm për tërë vitin. Ka një dizajn tërheqës dhe është në dispozicion në dy vëllime: 500 dhe 750 ml.

Termos Hot&Cold Brava
Nga 12,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Shijoni pije të ngrohta ose të ftohta kudo që shkoni, me termosin Hot&Cold nga Brava! Ky termos i mban pijet ngrohtë deri në 24 orë, kurse gjatë motit të nxehtë i mban ftohtë deri në 6 orë. Pra, është i përshtatshëm për tërë vitin. Ka një dizajn tërheqës dhe është në dispozicion në dy vëllime: 500 dhe 750 ml.

Më shumë
Përshkrimi

Shijoni pije të ngrohta ose të ftohta kudo që shkoni

Hikingu, çiklizimi, skijimi, kampingu apo edhe puna shijohen më shumë kur e ke afër pijen e preferuar – çaj, kafe apo kakao. Kur ditët në plazh shijohen për mrekulli kur shoqërohen me pije freskuese… Mos lejoni asnjëherë që t’ju mungojë pija e preferuar, përderisa ekziston termosi Hot&Cold!

Ky termos i mrekullueshëm mund të përdoret për pije të ftohta dhe të ngrohta – pra është i dobishëm për ju gjatë tërë vitit! Është në dispozicion në dy vëllime: 500ml dhe 750ml si dhe në 3 ngjyra të bukura: ment, e bardhë dhe rozë. Është punuar prej çeliku inox me izolim shtesë prej bakri. Ky termos i mban pijet të ngrohta deri në 24 orë dhe të ftohta deri në 6 orë.

Temperatura e duhur në kohën e duhur

Gjatë drekës në shkollë apo punë, në veturë, në autobus, gjatë shëtitjeve apo ndonjë piniku – të gjithë duam të kemi një pije të ngrohtë afër vetes. Ky termos do t’i mbajë pijet e ngrohta deri në 24 orë, andaj ju mund t’i përgatisni, t’i merrni me vete dhe t’i shijoni më vonë.

Ne po ashtu preferojmë pije të ftohta freskuese gjatë stinëve të nxehta. Përsëri mund ta përdorni këtë termos. Mbushni me smoothie, kafe të ftohtë apo ndonjë lëng tjetër – termosi do ta mbajë të ftohtë deri në 6 orë.

Me termosin Hot&Cold ju keni mundësi t’i shijoni pijet në temperaturën dhe kohën e duhur – gjatë tërë vitit.

Termos prej çeliku inox, me izolim bakri

Baza e shishes është punuar prej çelikut inox premium, e pasur me veshje shtesë prej bakri përreth mureve të jashtme, në mënyrë që pijet ta ruajnë temperaturën e tyre sa më gjatë. Ka teknologji me vakum të dyfishtë – një shtresë vakumi (shtypje negative) mes dy mureve, e cila siguron izolim më të qëndrueshëm.

Është dizajnuar në atë mënyrë që të shmangë rrjedhjet sa më shumë. Pjesa hyrëse e shishes ka gjerësi 4cm, pra ju mund të shtoni edhe kube akulli, që pija juaj të qëndrojë e freskët edhe më gjatë.

Termosi po ashtu ka një dizajn të bukur dhe përshtatet në mënyrë të përsosur në duart tuaja.

Specifikat teknike:

  • Materialet:
    • Çelik inox,
    • PP + Silikon
    • Veshje bakri
    • Kapaciteti: 500/ 750ml
    • Në dispozicion 3 ngjyra: E bardhë me bletë, Mente, Rozë
    • Kapak SS

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.