Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tenxhere Stone Legend Flamenco + Kapak

Photo
Video

Gatuani gjellëra të shijshme apo pasta në këtë tenxhere të qëndrueshme nga linja Stone Legend Flamenco! Tenxherja është e punuar nga kombinimi cilësor smalt-çelik dhe ka veshje jo-ngjitëse me 5 shtresa Quantanium. Mund të përdoret edhe me vegla metalike si dhe mund të lahet në enëlarëse. Në dispozicion janë dy madhësi, dhe bashkë me tenxheren vjen edhe një kapak.

Tenxhere Stone Legend Flamenco + Kapak
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Gatuani gjellëra të shijshme apo pasta në këtë tenxhere të qëndrueshme nga linja Stone Legend Flamenco! Tenxherja është e punuar nga kombinimi cilësor smalt-çelik dhe ka veshje jo-ngjitëse me 5 shtresa Quantanium. Mund të përdoret edhe me vegla metalike si dhe mund të lahet në enëlarëse. Në dispozicion janë dy madhësi, dhe bashkë me tenxheren vjen edhe një kapak.

Më shumë
Përshkrimi

Përgatisni gjellërat më të shijshme në tenxheren Stone Legend Flamenco

Nëse jeni adhurues të gjellërave, kjo enë nuk bën t'i mungojë kuzhinës suaj! Me tenxheren Stone Legend Flamenco, mund të gatuani gjellëra më lehtë, më shpejt dhe me më pak yndyrë. Përgatisni supë, fasule të zier, gullash, oriz, pasta, sarma apo gjellëra të tjera për tërë familjen. Bashkë me këtë tenxhere vjen edhe një kapak i së njejtës madhësi.

Sipërfaqe jo-ngjitëse dhe shumë rezistente ndaj gërvishtjes

Kjo tenxhere ka bazë çeliku, një material i fortë dhe i qëndrueshëm. Baza ka edhe smalt, i cili e mbron çelikun dhe i shton tenxheres një shtresë qelqi. Po ashtu, ka 5 shtresa Quantanium, falë të cilave tenxherja është rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes.

Veshja Quantanium është ndër veshjet më moderne dhe më risi në treg, e cila i ka rrënjët nga një metodë shumë e vjetër e gatimit. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, pasi aliazhi përmban grimca të vërteta guri. Grimcat e gurit e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gardualisht te ushqimi, në mënyrë që lëngjet natyrale, vitaminat dhe shija të mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionele, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.

Për ta përforcuar veshjen, kemi shtuar edhe grimca titani, në mënyrë që të mos gërvishet ena, edhe nëse përdoret me vegla metali.

E sigurtë për mjedisin dhe për ju

Veshja Quantanium është sipërfaqe eko-miqësore. Të gjitha materialet janë jo-toksike dhe 100% pa PFOA. Pra, nuk ka kimikate të dëmshme që do të mund të arrinin në ushqimin tuaj. Po ashtu, është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjes.

S'ka më ushqime të djegura dhe pastrim të lodhshëm

Me tenxheren Stone Legend Flamenco, ushqimi thjesht rrëshqet nga sipërfaqja - kjo do të thotë se më nuk do të përballeni me ushqime të djegura dhe të ngjitura në sipërfaqe të enës. Ju mund të gatuani edhe me një pikë vaj, sepse tenxherja ka sipërfaqe cilësore që nuk e ngjitë ushqimin. Edhe pastrimi i tenxheres bëhet shumë lehtë: mund ta vendosni në enëlarëse ose ta lani vet me ujë të vakët dhe shampon.

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.