Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday - Early Bird

 

 

-70%
Vlen vetëm edhe:
[banner_timer]
 

Tenxhere Multicooker me presion

Photo
Video
-23%

Me tenxheren elektrike me presion ju mund të përgatitni ushqime më shpejtë, pa hargjuar shumë energji dhe duke ruajtur vitaminat dhe mineralet. Tenxherja ka të integruar sisteme të shumëfishta të sigurisë dhe 15 programe paraprake për gatim të shëndetshëm dhe të lehtë. Kapaciteti prej 5,5l është i shkëlqyeshëm për ushqimet e mëdha familjare nga mishi deri te supat dhe ushqimet e tjera. Fuqia 1000W përballon çdo sfidë gatimi.

Tenxhere Multicooker me presion

Çmimi i rregullt: 129,90 €


Çmimi special: 99,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
I disponueshëm tek prodhuesi. Na kontaktoni për kohën e arritjes
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Me tenxheren elektrike me presion ju mund të përgatitni ushqime më shpejtë, pa hargjuar shumë energji dhe duke ruajtur vitaminat dhe mineralet. Tenxherja ka të integruar sisteme të shumëfishta të sigurisë dhe 15 programe paraprake për gatim të shëndetshëm dhe të lehtë. Kapaciteti prej 5,5l është i shkëlqyeshëm për ushqimet e mëdha familjare nga mishi deri te supat dhe ushqimet e tjera. Fuqia 1000W përballon çdo sfidë gatimi.

Më shumë
Përshkrimi

Gatimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë

Pse tenxherja elektrike me presion është zgjidhja e duhur:

  • Zëvendëson shumë pajisje, madje edhe furrën - është tenxhere me presion, shumë-funksionale, tenxhere e ngadalë dhe tenxhere me avull
  • Ka 15 programe - ju mund të gatuani me vetëm një buton
  • Ka programin DIY dhe opsionin DELAY
  • Ka kapacitet prej 5,5l, mjaftueshëm për dreka dhe darkat familjare
  • Është e sigurt, ka 14 veti të integruara sigurie
  • Nuk keni pse brengoseni rreth rregullimit të presionit - tenxherja kujdeset për atë pjesë
Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

Përparësitë e tenxheres me presion - Multicooker 5,5l

Është jashtzakonisht e lehtë për përdorim. Shiko përparësitë e saj:

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    14 sisteme të integruara të sigurisë

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Gatim me prekjen e një butoni

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Tenxhere e brendshme e ndashme

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    4 aksesorë të përfshirë

Mënyra të ndryshme të përdorimit të tenxheres

Edhepse është një tenxhere me presion, ju mund ta përdorni në mënyra të ndryshme:

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Tenxhere elektrike

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Tenxhere e ngadaltë

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Ngrohëse e ushqimeve/pijeve

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Sauté

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Tenxhere me avull

  • Delimano Electric Pressure Multicooker Pro 5.5l

    Tenxhere për oriz

Informata shtesë

Manuali dhe mënyra e përdorimit

 

Pyetjet e shpeshta rreth produktit

Q: A harxhon shumë rrymë?

Jo, harxhon më pak sesa shporeti me rrymë.

Q: A lëshon erë gjatë përdorimit?

Gjatë përgatitjes me Multicooker, disa nga ushqimet mund të lirojnë erëra të lehta. Mirëpo, nuk janë në masa të mëdha. Të përballueshme.

Q: Cilat ushqime mund t'i gatuash në Multicooker?

Të gjitha ushqimet që ju bien ndër mend, duke filluar nga: supat, gjellërat si pasuli, gullashi, speca të mbushur, oriz, e madje edhe kek.

Q: A është e vërtetë që mund ta lësh të ndezur gjatë kohës kur nuk je në shtëpi?

Po. Multicooker është pajisje me 14 funksione të sigurisë, të cilat e bëjnë më të lehtë çdo përgatitje edhe gjatë kohës kur nuk jeni në shtëpi. Tenxherja me presion Multicooker nuk është në funksion gjatë gjithë kohës. Tenxherja fillon ta përgatisë ushqimin kur ju e programoni. Për shembull: Keni vendosur të përgatisni oriz, shkoni në punë në orën 8:00 dhe dëshironi që ushqimi të jetë i gatshëm në orën 16:00, ju e programoni për 8 orë përpara. Por tenxherja do të fillojë përgatitjen e orizit 20 minuta para orës 16:00. Pse 20 minuta më herët? Sepse 15 minuta është programi/koha për gatimin e orizit.

Q: Nëse e programon pas 6 orësh, a fillon përgatitja apo ushqimi është i gatshëm pas 6 orësh?

Nëse programohet pas 6 orësh – atëherë ushqimi do të jetë i gatshëm pas 6 orësh.

Q: A ka siguri?

Po. Tenxherja me Presion - Multicooker ka 14 pograme të sigurisë. Disa prej tyre: Kapaku nuk hapet deri në përfundim të përgatitjes, tenxherja nuk nxehet – në këtë mënyrë nuk mund të digjeni.

Q: Çka ndodh nëse nuk i largohet avulli menjëherë?

Nuk hapet kapaku deri sa nuk i largohet i gjithë avulli.

Q: A mund të përdoret pa presion?

Jo. Por mund të perdoret me presion të ulët.

Q: A është e rrezikshme nëse e programojmë drekën për të nesërmen?

Jo. Për shkak të sistemit për sigurinë që e ka të inkorporuar, nuk është e rezikshme të programohet për ditën e nesërme. Gjatë gjithë kohës që është e programuar – tenxherja nuk punon tërë kohën, por fillon përgatitjen pak para përfundimit të programit (orarit që keni përcaktuar).

Q: Si programohet për të punuar pas XX orësh?

  • Së pari duhet të vendosni ushqimin e dëshiruar në enën e tenxheres.
  • Mbylleni mirë kapakun.
  • Shtypeni butnonin MENU.
  • Zgjedhni programin e dëshiruar duke shtypue + (plus) ose – (minus).
  • Kur e vendosni programin, shtypni butnonin DELAY TIMER.
  • Me anë të shenjës + mund të programoni pas sa orëve dëshironi të jetë ushqimi i gatshëm.

Q: A përdoret edhe me kapak të hapur?

Me kapak të hapur përdoret vetëm për programin nr. 5 (SAUTE)

Q: A e shterrë ujin, a duhet ta hapim për ta kontrolluar?

Nuk mund ta hapni tenxheren gjatë përgatitjes. Kapaku nuk hapet. Uji nuk shterret, mirëpo, duhet ta vendosni qysh në fillim masën e nevojshme të ujit.

Q: Çfarë materiali ka ena? A i ngjet ushqimet?

Ena është nga alumini dhe ka shtresë rezistente ndaj ngjitjes së ushqimit.

Q: Sa është kapaciteti i enës?

5.5 Litra – 5 L të përdorueshme.

Q: Sa fuqi ka?

1000 Watt.

Q: Deri në sa orë e mban ushqimin e ngrohtë pas gatimit?

Deri në 2 orë.

Q: Si mund ta di sa zgjatë programi për përgatitje? Nuk shihet në ekran.

Programet janë të listuara në Manualin e Përdorimit. Aty tregohet kohëzgjatja dhe temperatura për secilin nga 15 programet e vendosura.

Q: A mund ta vendosi vet kohëzgjatjen dhe temperaturën?

Po. Ju mund ta vendosni temperaturën duke shtypur Butonin MANUAL SETTINGS. Pastaj shtypni Pressure Level (këtu zgjidhni nivelin e presionit Low (i ulët), Medium (i mesëm) dhe High (i lartë). Pasi që e keni vendosur nivelin e presionit, shtypni butonin Cooker Timer dhe caktoni kohën.

Q: Në ekran shfaqet EC. Çka nënkupton kjo?

Në këtë rast, ju nuk e keni mbyllur mirë kapakun. Provoni përsëri dhe mbylleni mirë.

Q: Në ekran shfaqet: ERROR / E1 – E18. Çka nënkupton kjo?

Ju lutem të na kontaktoni sepse produkti ka nevojë për servisim.

Specifikat Teknike
Karakteristika të tjera Capacity: 5.5L; Power: 1000W

Vlerësimet e Konsumatorëve 4 Vlerësim(e)

5

4 vlerësime

4 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Lule tusha

www.delimano-ks.com

Edhe nje krah i djatht per vajzat. nenat .e grat
Sja fali vetes qe se kisha ble perpara
Paramenoni 3 muj ka 1 euro ne dit mi nda
Me vjet me knaq trupin tan as gajle qe po derdhet as qe po djeget as qe po zihet teper as qe po zihet pak
Mu knaq
Po me dhimet nana jeme qe se ka pas perpara e me i letu punt e veta

Ervehe Berisha Çekaj

www.delimano-ks.com

☆☆☆☆☆Ja vlene
Edhe pse une e kisha multicooker me presion para 5 vite qe e kam mare, si dhe multicokker 18u1 ,tash e mora multicooker pro pergadita shpageta boloneze ,shpejt dhe te shishme ishte kenaqesi !

Gresa

www.delimano-ks.com

Kerkoj informata shtes
Cdo gje ne rregull por sikur te kishte me shume instruksione per sasin e ujit qe nevojitet per gatimin e ushqime sdomos ato te programuarat. Ju kisha lut ta keni parasysh.

Imrane Rama

www.delimano-ks.com

super produkt
Eshte nje produkt qe ja kisha propozu cdo familje mE pas ne shpi ,une e kam gati qe nje vit jam jashtezakonisht e knaqur dhe e fasionur me pergatitje qe i bene ,shpejt lehte dhe mire ...

4 Produkte