Tavë ovale 3në1 Green Planet

Ju prezentojmë me enën esenciale për çdo kuzhinë ku gatuhen sidomos tavat tradicionale – tavë ovale Green Planet. Gatuani ushqimet e preferuara të pjekura në një tavë praktike, të lehtë, të punuar nga alumini i ricikluar. Kjo tavë ngrohet shpejt dhe e ruan nxehtësinë, po ashtu mund të lahet në enëlarëse. Mund të përdoret si tavë e thellë (tava e madhe 5.9L), si tepsi (tava e cekët 2L) apo si tavë me kapak (të dyjat bashkë 7.9L). Dimensionet (të dy tavat së bashku): 39 x 22 x 15 cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Ju prezentojmë me enën esenciale për çdo kuzhinë ku gatuhen sidomos tavat tradicionale – tavë ovale Green Planet. Gatuani ushqimet e preferuara të pjekura në një tavë praktike, të lehtë, të punuar nga alumini i ricikluar. Kjo tavë ngrohet shpejt dhe e ruan nxehtësinë, po ashtu mund të lahet në enëlarëse. Mund të përdoret si tavë e thellë (tava e madhe 5.9L), si tepsi (tava e cekët 2L) apo si tavë me kapak (të dyjat bashkë 7.9L). Dimensionet (të dy tavat së bashku): 39 x 22 x 15 cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni dreka festive për më të dashurit tuaj
Çdo kuzhinë ka nevojë për një tavë të qëndrueshme, për të përgatitur dreka apo darka të shijshme – dhe tava 3në1 Green Planet është ajo që ju duhet! Kombinon strukturën e lehtë dhe qëndrueshmërinë e lartë, në t’ju sigurojë shumë ushqime të shijshme për një kohë të gjatë. Ka funksion 3 në 1, sepse mund të përdoret si tavë e thellë (tava e madhe), si tepsi (tava e cekët) apo si tavë me kapak (të dy tavat së bashku). Pra, me të, ju mund të përgatisni ushqime të ndryshme.
E përsosur për shujta familjare
Kapacitet i madh (7.9L capacity) ju mundëson të përgatisni shujta të ndryshme për tërë familjen:
- Pulë e pjekur apo tavë me pulë
- Gjel deti i mbushur
- Speca të mbushur
- Tavë me mish viçi
- Patate të pjekura
- Musak
- Bukë / rolladë
- Sarma
Jo vetëm një tavë e zakonshme
Tava e cekët e cila mund të përdoret edhe si kapak për tavën e thellë, përshtatet shumë mirë me të, duke ruajtur nxehtësinë, shijen dhe lëngjet e ushqimit gjatë gatimit. Tava po ashtu ka një dizajn elegant – mund ta përdorni direkt në tryezë për ta shërbyer ushqimin. Tava e ruan nxehtësinë, andaj ju mund ta shijoni ushqimin ngadalë, pa u brengosur se do të të ftohet në tryezë.
Mund ta përdorni në furrë apo në pllaka
E mira tjetër është se kjo tavë jo vetëm që mund të përdoret në furrë, por edhe në pllaka për gatim (përveç atyre me induksion). Është ideale për ata që e preferojnë gatimin e tava tradicionale apo ushqimeve të pjekura.
Dizajni 3në1 ju kursen para dhe hapësirë
Kjo tavë me peshë të lehtë mund të përdoret si:
-
Një tavë e madhe me kapak
-
Tavë e thellë
-
Tavë e cekët
Tava e cekët (e cila shërben edhe si kapak për tavën e thellë) pra, mund të përdoret edhe ndaras në pllaka gatimi (përveç atyre me induksion). Pra, një produkt të vetëm, ju mund ta shfrytëzoni për 3 funksione.
Sipërfaqe jo-ngjitëse për rezultate të shkëlqyera gatimi
Tava ovale Green Planet ka veshje PPG Eclipse HB të përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është e punuar pa substance të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...) që të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.
Është jashtëzakonsisht rezistente ndaj gërvishtjes dhe ngjitjes, andaj ju mund të fërgoni omleta, vezë në sy apo ushqime tjera me pak vaj.
-
Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
-
Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
-
Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
-
Punuar nga alumini 100% i ricikluar
* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.
Tava Green Planet është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i riciklueshëm. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**
Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.
** Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012
Mund të pastrohet edhe në enëlarëse
Pasi ta keni shijuar gatimin dhe ushqimin nga kjo tavë, mund ta vendosni në enëlarëse, për ta pastruar më lehtë.
- Informata shtesë
-
Informata teknike
- Dimensionet (të dy pjesët së bashku): 39 x 22 x 15 cm
- Trashësia e tavës është 2.2 mm, trashësia e pjesës së poshtme është is 4.5 mm
- Kapaciteti total: tava e thellë: 5.9L + tava e cekët: 2L
- Kapaciteti që mund të përdoret: tava e thellë: 5L + tava e cekët: 1.5L