Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Skarë elektrike Joy

Photo
Video
-38%

Ju pëlqejnë ushqimet e skarës, por shpesh nuk mund t’i shijoni për shkak të motit të ftohtë? Jo më! Skara elektrike Joy ju mundëson të shijoni ushqim skare apo të fërguar në çfarëdo kohe, nga rehatia e shtëpisë - mu në kuzhinën tuaj. Skara ka sipërfaqe me veshje jo-ngjitëse për fërgim dhe për grill, si dhe fuqi 2300W. Dimensionet 59.2 x 32.3 x 7 cm.

Black Friday n'verë - Club5 përfitojnë të parët
Oferta vlen vetëm edhe
Skarë elektrike Joy

Çmimi i rregullt: 79,90 €


Çmimi special: 49,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 70
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Ju pëlqejnë ushqimet e skarës, por shpesh nuk mund t’i shijoni për shkak të motit të ftohtë? Jo më! Skara elektrike Joy ju mundëson të shijoni ushqim skare apo të fërguar në çfarëdo kohe, nga rehatia e shtëpisë - mu në kuzhinën tuaj. Skara ka sipërfaqe me veshje jo-ngjitëse për fërgim dhe për grill, si dhe fuqi 2300W. Dimensionet 59.2 x 32.3 x 7 cm.

Më shumë
Përshkrimi

Për ushqime skare që ju shkrihen në gojë

Kjo skarë elektrike është ideale për ushqime mëngjesi, festash, drekë, apo ndonjë darkë të veçantë në fundjavë, sepse ju mundëson të përgatisni lloj-lloj ushqimesh. Ju mund të përgatisni ushqime grilli në çdo kohë e çdo rast, dhe skara mund të përdoret brenda edhe jashtë. Sipërfaqja jo-ngjitëse e skarës është e ndarë në dy pllaka dhe do të jetë gati në më pak se 1 minutë – për ju që nuk doni të humbisni kohë.

Skarë elektrike Joy

Skarë 2në1, me dy sipërfaqe për grill

E përshatshme për mëngjes, drekë dhe darkë, kjo skarë 2në1 është ideale për të gjitha llojet e ushqimeve të shijshme:

  • Sipërfaqja e rrafshët është e përsosur për të fërguar vezë në sy, omleta, karkaleca, pleskavicë, pallaqinka, petulla dhe jo vetëm.
  • Sipërfaqja për grill është e përsosur për të pjekur mishëra të ndryshme, sikurse bifetk, qebapa, perime, file peshku, file pule dhe jo vetëm.
Skarë elektrike Joy

Një skarë kompakte që i ka të gjitha

  • 1
    Skarë elektrike Joy

    Kontrollimi i temperaturës

    Ka termostat të rregullueshëm në shumë pozicionime, andaj ju mund të gatuani në temperaturë nga 80°C deri në 200°C.

  • 2
    Skarë elektrike Joy

    Ushqime skare në çdo kohë

    Kjo skarë elektrike, është praktike dhe kompakte, andaj mund të vendoset edhe në tavolinën e ngrënies. Meqë është pa tym, mund të përdoret edhe në terracë, kopshtin e kuzhinës – krejt çka ju duhet është ta kyçni në energji elektrike. Vëmendje: Nëse përdoret jashtë, sigurohuni që assesi të mos jetë në kontakt me ujin dhe të jetë e mbrojtur nga elementet e jashtme.

  • 3
    Skarë elektrike Joy

    Veshje jo-ngjitëse

    Ka veshje cilësore, falë së cilës ushqimi nuk ngjitet apo ndahet gjatë gatimit, për dallim nga skarat e zakonshme. Pasi të keni kryer punë, prisni sa të ftohet pllaka, fshijeni me një leckë sipërfaqen dhe vendoseni në enëlarëse.

  • 4
    Skarë elektrike Joy

    Ngrohje e shpejtë dhe shpërndarje e barabartë e nxehtësisë

    Skara elektrike ka fuqi 2300W, ngrohet shpejt dhe e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të barabartë. Termostati i rregullueshëm ju mundëson që në mënyrë manuale ta vendosni temperaturën e duhur në bazë të nevojave tuaja.

  • 5
    Skarë elektrike Joy

    S’ka më rrëmujë në kuzhinë

    Tabaku i dizajnuar në mënyrë special mban lëngjet, yndyrën dhe vajin. Në këtë mënyrë, ju kursen nga rrëmuja, teksa përgatisni fruta deti, perime, bifetek, vezë, pallaqinka, petulla dhe jo vetëm.

  • 6
    Skarë elektrike Joy

    Ruhet lehtë

    Kjo skarë elektrike është e lehtë dhe praktike. Nuk zë shumë vend, andaj është shumë e përshtatshme sidomos për personat që i pëlqejnë ushqimet e skarës dhe jetojnë në banesa më të vogla.

E AVANCUAR
Skarë elektrike Deluxe Noir

Shihni versionin e ri – Skarë elektrike Deluxe Noir

Shikoni skarën elektrike të avancuar Deluxe Noir, me temeperaturë deri në 220°C dhe tabaka të ndashëm i cila mund të lahet në enëlarëse. Shijoni ushqime të shijshme skare gjatë tërë vitit.

Më shumë

Përgatisni ushqimin e preferuar nga skara

Kurrë s’ka qenë më e lehtë të shijoni ushqime skare nga rehatia e shtëpisë. Zgjedhni përbërësit apo ushqimet e preferuara, kyçeni skarën dhe gatuani e shijoni shujta grilli plot shije!

  • Skarë elektrike Joy

    Mish

  • Skarë elektrike Joy

    Perime

  • Skarë elektrike Joy

    Vezë

  • DSkarë elektrike Joy

    Fruta deti

Informata shtesë

Informatë me rëndësi

Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në ambient të thatë dhe assesi nuk bën të jetë në kontakt me ujin! Nëse përdoret jashtë, sigurohuni që të jetë moti i thatë dhe pajisja të jetë e mbrojtur nga elementet e jashtme. Për më shumë detaje, ju lutem lexojeni me kujdes manualin për përdorim i cili përfshihet në paketim.

Specifikat Teknike
Dimenionet 59,2x32,3x7 cm
Material alumin, çelik

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.